Futboll Sport

Ze Maria optimist: Po jetoj me derbin, e “ngjyrosim” bardheblu

Java e derbit ka nisur mirë për Tiranën që arriti të sigurojë kualifikimin në Kupë, me Sentamun që ishte heroi i bardhebluve me 3 gola të shënuar. Diçka që gëzon dhe trajnerin brazilian Ze Maria, mbi të gjitha, pasi goli i mungonte prej një periudhë të gjatë sulmuesit të tij.

“Jam i lumtur që shënoi pas shumë muajsh që në ndeshjen e parë si titullar. Sentamu është një sulmues dhe detyra e tij është që të shënojë. Është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Nëse do të ketë mundësi të premten, do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin”, deklaroi tekniku i bardhebluve.

Për Ze Marian, ndeshja me Partizanin e së premtes do të jetë derbi i parë për të në kryeqytetin shqiptar. Një ndeshje, rëndësinë e së cilës braziliani e ka kuptuar mjaft mirë edhe nga atmosfera që ka përfshirë tifozët, por edhe dy skuadrat ditët e fundit, dhe për të synimi është të rikthejë Tiranën të fitojë përballjen me të kuqtë pas një periudhë të gjatë.

“Mendoj për Partizanin, mëngjes, drekë, darkë. Po jetoj me këtë sfidë në çdo moment. Jemi të përqendruar maksimalisht. Tirana ka shumë ndeshje që nuk e mund Partizanin dhe për një klub si i yni është një periudhë e gjatë. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Kemi pasur përmirësim në lojë por duhet të korrigjojmë dhe ato gabime që kemi pasur në këto ndeshje të fundit”, u shpreh Ze Maria.

Related posts

“THUMBON” ISH-YLLIN E SKUADRËS/ Florentino Perez: TOPI I ARTË do mbetet gjithmonë tek Real Madrid

Isa.Autor

KUKËSI-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FOTOLAJM/ Gjesti i trajnerit të Rumanisë para ndeshjes me Gjermaninë po bëhet virale

Delo.autor

Leave a Comment