Futboll Sport

REFORMIMI I GJERMANISË/ Shumë ndryshime në formacion, Low tregon planin anti-Peru

Një formacion i ri edhe për ndeshjen e së dielës ndaj Perusë. Brandt, Schulz dhe ter Stegen do ta nisin nga minuta e parë. Do të mungojë Hummels, për shkak të një problemi në kavilje. Trajneri Jogi Low: “Nuk duam të rrezikojmë me Hummels.” Për të mund të luajë Thilo Kehrer.

Por Low akoma nuk është i sigurt për formacionin e prapavijës, mbrojtje me tre, apo mbrojtje me katër. “Si mbrojtja me tre, ashtu edhe ajo me katër mund të interpretohet në mënyrë defensive, por edhe ofensive. Kjo varet nga kundërshtari.

“Formacioni nuk luan një rol vendimtar. I kemi ndjekur ndeshjet e Perusë në Botëror. Ata luanë një futboll agresiv. “Schulz? Më ka lënë një përshtypje pozitive. Që në fillim ishte prezent në fushë, dhe vrapon pa pushim. Ai është i fortë në sulm, por ka nevojë të përmirësohet në mbrojtje.”

Related posts

GJITHMONË UNIKAL/ Ibra nuk ndal së habituri, REFUZON të luajë për LA Galaxy

Isa.Autor

Mourinho gjen zëvendësuesin e Lukaku tek Juventus

Isa.Autor

REAGON PËR RASTIN E ERIKSEN/ Cassano: Edhe unë kam patur probleme me zemrën, në Itali nuk japin garanci…

Delo.autor

Leave a Comment