Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Francë-Holandë: Vendasit s’humbasin prej 12 ndeshjesh 

Dy herë fituesit e Kampionatit Europian, Franca, dhe një herë fituesit, Holanda, do të përballen në “Stade de France” këtë të diel, në atë që do të jetë një tjetër përballje pesha të rënda në Ligën A të Nations League. Franca, e sapo shpallur kampione e botës, nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, duke marrë një barazim pa gola në transfertë kundër Gjermanisë.

Ai rezultat e ka bërë skuadrën e Didier Deschamps kampionen e gjashtë të botës radhazi që nuk arrin të fitojë ndeshjen e parë pas triumfit në Kupën e Botës. Ndërkohë, Holanda nuk ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës që u luajt këtë verë në Rusi, duke zënë vendin e tretë në grupin kualifikues, pikërisht pas Francës dhe Suedisë.

Përballjet direkte
Në dy përballjet e luajtura kundër Francës në atë fazë kualifikuese, Holanda nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe ka humbur me rezultatin e përgjithshëm 5-0: 1-0 në shtëpi dhe 4-0 në transfertë.

Pavarësisht nga kjo, lojtarët e Ronald Koeman kanë treguar shenja ringjalljeje, siç tregon humbja e vetme e pësuar në shtatë miqësoret e fundit, duke përfshirë edhe një fitore bindëse 3-0 të arritur kundër Portugalisë (4 fitore, 2 barazime, 1 humbje).

Në 26 takimet e mëparshme të luajtura në të gjitha kompeticionet, Franca ka një ecuri të balancuar kundër Holandës: 12 fitore, 4 barazime, 10 humbje. Gjithsesi, “Les Bleus” ka një ecuri më të mirë në ndeshjet e luajtura kundër “Oranje” në vitet e fundit, duke fituar katër përballjet e fundit, me të paktën dy gola të shënuar në tre prej tyre.

Forma
– Francezët janë të pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit (9 fitore, 3 barazime), ecuria e tyre më e mirë që nga qershori i 2012-ës.

– Në katër nga pesë përballjet e fundit të drejtpërdrejta, Franca ka qenë në avantazh pas pjesës së parë. Në ndeshjen e vetme që ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, kanë humbur.

– Holanda nuk ka regjistruar një barazim pa gola në 53 ndeshjet e tyre të fundit. Hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë kundër Kolumbisë në nëntorin e 2013-ës.

Related posts

ALLEGRI GATI TË RIKTHEHET NË PUNË/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Delo.autor

Shtypi italian: Tallje e tmerrshme, Juventusi u rrëzua vetëm me … (FOTO)

Sadik.Autor

PLANET E “FENOMENINT”/ Ronaldo: Unë jam pro zhvillimit të ndeshjeve në SHBA, nëse është…

Isa.Autor

Leave a Comment