Futboll Sport

REZULTATET E LIGËS SË KOMBEVE/ Ukraina fiton me Sllovakinë, Danimarka “leksion” Uellsit

Ukraina bën një tjetër hap të rëndësishëm drejt dominimit të Grupit 1 të Ligës B të Nations League. Pas suksesin 1-2 në kohën shtesë ndaj Çekisë formacioni i drejtuar nga Shevchenko triumfoi 1-0 edhe ndaj Sllovakisë në takimin e luajtur në “Arena Lviv”, ku golin e vetëm të sfidës e realizoi Yarmolekno me 11-metërsh në minutën e 80-të.

Në po të njëjtën ligë, por në Grupin 4, Danimarka iu imponua 2-0 Uellsit të Gareth Bale, falë “yllit” të Tottenhamit Eriksen, që shënoi të dy golat, një me 11-metërsh. Pas zgjidhjes së ngërçit me Federatën, danezët duket se kishin gjetur një motiv më tepër dhe e merituan tërësisht fitoren në një ndeshje të dominuar prej tyre.

Bullgaria I afrohet ndjeshëm Europianit pasi mundi 1-0 në shtëpi Norvegjinë në Grupin 3 të Ligës C. Suksesi i dytë në grup për bullgarët u vendos nga Vasilev që shënoi në minutën e 59-të.

Në Ligën D Gjeorgjia mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje, pasi mundi dhe Letoninë në Grupin 1. Në Tbilisi vendasit triumfuan falë një 11-metërshi të Okriashvilit. Në Grupin 4 Maqedonia i falet dyshes Alisoki-Pandev për suksesin e dytë në po kaq ndeshje, teksa këtë herë ekipi i Angelovskit mposhti në Shkup Armeninë, me rezultatin e pastër 2-0, ku goli i parë u shënua me 11-metërsh ndërsa i dyti në të 59-tën nga sulmuesi i Genoas.

Related posts

PAS 20 VITESH/ “Doktor” Rossi largohet nga “Moto GP”, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Delo.autor

PRITET TË DEBUTOJË ME “KOKËKUQEN” NË BOTËRORIN 2021/ Piloti Sainz: Nuk do të largohem duarbosh nga Ferrari

Delo.autor

STADIUMI I RI I PARTIZANIT/ Shikoni si duken fasada dhe tribunat (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment