Futboll Sport

“Portugalia varet nga Cristiano? Fitova një kafe, sepse kisha vënë bast që do ma bënit këtë pyetje”

Uruguaj-Portugali do të jetë sfida e dytë e fazës me eliminim të drejtpërdrejtë, që do të nisë të shtunën me superduelin Francë-Argjentinë në orën 16:00.
Por, pavarësisht interesit më të madh të përplasjes mes Pogbas e Messit, edhe ajo mes Suarezit e Cristiano Ronaldos nuk mbetet pas.

Trajneri i portugezëve, apo “Brazilit të Evropës” siç njihen ndryshe, Fernando Santos, është shfaqur optimist në konferencën për shtyp para takimit të ditës së nesërme, në të cilën do të kërkojë pa droje “dopietën” e trofeve: Europian dhe Botëror, pikërisht siç ka ndodhur në të kaluarën me Gjermaninë, Francën apo Spanjën.

Portugalia e tij nuk humbet prej 17 ndeshjesh, por përpara është një sfidë e vështirë përballë dyshes Cavani-Suarez.

“Cila është forca më e madhe e Uruguajit? Vet Uruguaji! Është një ekip me teknikë, ka një trajner që i ka rritur lojtarët prej 12 vitesh, një grup vërtet të mirë futbollistësh, të cilët sillen si të ishin një grup i vetëm. Thënë kjo, jam i bindur se jemi më superiorë sesa ata dhe se do të fitojmë. Por, këtë do ta bëjmë vetëm nëse jemi të përqëndruar dhe nëse luajmë lojën që dimë të bëjmë ne”, ka thënë Santos.

E paevitueshme një pyetje për Ronaldon, nga reporterët e pranishëm.

“Sa jemi të varur nga Cristiano? E prisja këtë pyetje, madje kam fituar një kafè sepse kisha vënë bast që do ma bënit këtë pyetje herët a vonë. Nëse Ronaldo luan për veten e tij, humbet. Nëse luajmë 11 lojtarë në fushë, atëherë mund të fitojmë. Mund të shënojë edhe 3 gola, por nëse nuk e bën së bashku me skuadrën, nuk mund t’i shkojë deri në fund objektivit të fitimit të titullit kampion”.

 

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/cristianon-nuk-mund-ta-ndale-nje-lojtar-por-nuk-do-ta-na-e-prish-gjumin-553769/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

Botërori 2018/ Zbulohet skuadra që do të zbarkojë në Rusi për turneun

Sadik.Autor

Real dhe PSG vënë në vështirësi Beckham: Gruaja ime…

Q.Autor

DERBI LË ME PASOJA STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ 66 stola të dëmtuar, FSHF referon ngjarjen në polici dhe kërkon…

Delo.autor

Leave a Comment