Futboll Sport

Rikthehet Superiorja/ Gati për një muaj “flakë”, ja takimet spektakolare

Pas ndalesës, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, kampionati do të rikthehet fuqishëm për një periudhë njëmujore, deri në ndërprerjen e radhës për duelet e Nations League. Duke nisur që këtë javë nuk do të mungojnë duelet e rëndësishme, që, në fakt, këtë edicion janë pothuajse javë pas jave.

Plot 5 javë të kampionatit do të luhen gjatë kësaj periudhe, ku skuadrat do të jenë të angazhuara në sfidat e kthimit të Kupës së Shqipërisë, por edhe me një mesjavë në Superiore. Të hënën, në Vlorë, në sfidën e vlefshme për javën e 4-t, zbresin Flamurtari me Skënderbeun, dy skuadrat e kreut të klasifikimit.

Fundjavën e ardhshme këto dy skuadra do të kenë sërish duele të mëdha. Në javën e 5-të Partizani pret Flamurtarin në “Selman Stërmasi”, ndërsa Tirana udhëton në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun kampion. Pika kulminante e kësaj periudhe do të jetë e premtja e 28 shtatorit, pasi kampionatit i rikthehet derbi Tirana – Partizani, pas një viti mungesë. Java 6 rezervon duelin më të nxehtë të sezonit, me kryeqytetin që paralizohet nga “ethet” e derbit.

Mesjava e 3 dhe 4 tetorit është e tëra për kampionatin, ndërsa skenën e rrëmben dueli i Korçës mes kampiones dhe nënkampiones së edicionit të kaluar. Skënderbeu – Kukësi është sfida që do të mbyllë javën e 7-të të enjten e 4 tetorit. Përpara ndalesës së kampionatit, do të luhet edhe java e 8-të e Superiores, ku në qendër të saj është sfida mes Kukësit dhe Partizani, dy skuadra me pretendime të mëdha këtë edicion.

Shumë duele direkte në harkun e një muaji, por pa harruar edhe sfidat e tjera, që mund të ndikojnë në kristalizimin e renditjes, për të kuptuar më mirë dhe ndarjen e skuadrave në objektivat sezonalë.

Related posts

Partizani-Skënderbeu/ Kardozo largohet me barelë, Abdurrahimi pranë golit (VIDEO)

Sadik.Autor

NDËRHYRJE “HORROR” ME ROVESHATË/ Sulmuesi i Portos bën për spital lojtarin kundërshtar, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta i beson një italiani, por Edi Martini i “dogji” prezantimin

F.autor

Leave a Comment