Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Transformuesit e “Djallit”, ja tri armët për kreun

Një skuadër që ka ambicie duhet edhe të ketë shumë zgjidhje të gatshme për përdorim. Kjo ndihmon që të ruhet niveli, por edhe për të mbushur boshllëqet që lindin nga të papritura si dëmtimet apo edhe skualifikimet. Në këtë sens, ekipi i Piolit po tregon se ka më shumë se një burim.

Deri më tani trajneri nuk ka hequr kurrë dorë nga 4-2-3- 1, falë edhe përgjigjeve që i kanë dhënë lojtarët e tij. Plani A mbetet gjithmonë i dashur, por ka edhe më shumë se një plan B, siç e tregoi përdorimi i Kalabrias në mesfushë kur në atë repart mbeti vetëm Kesi. Gjithsesi, mbrojtësi i formuar në klub është vetëm njëri nga emrat e listës së “transformistëve” të Milanit, të cilët janë të shumtë dhe polivalentë.

SA SHUMË XHOLA – Të gjithë mbrojtësit e krahut të Milanit po tregohen të vyer e në më shumë situata. Teo Hernandez ka marrë hipotekën e krahut të majtë duke u shfaqur gjithmonë i rrezikshëm dhe i saktë në të dyja fazat duke rezultuar një sulmues shtesë falë vesit të golit që ka. Kalabria në krahun tjetër po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa Dalo vërtet nuk është titullar, por gjithmonë ofron freski me hyrjet në fushë në ndeshje e sipër. Tetë ndeshje në të djathtë e katër në të majtë e bëjnë portugezin një “ushtar” që bën detyrën kudo që aktivizohet.

Edhe Kalulu zbarkoi te Milani si mbrojtës krahu, por vlefshmëria e tij në qendër i ka ndryshuar pamjen në sytë e klubit. Sot ndaj Torinos mund të zhvendoset në krah nëse Pioli vendos të aktivizojë Kalbarian në mesfushë. Edhe në repartet e tjera nuk mungojnë ata që bëjnë më shumë se një rol. Në kohën e krizës në qendër të mbrojtjes, Pioli pati etiketuar Kesin si “qendrën” e radhës në rast nevoje, pavarësisht se afrikani ofron një interpretim ndryshe të roli.

Kastijeho, Maldini si 9-sha fals, apo Leao e Rebiç si mesfushorë krahu janë alternativat e tjera për të cilat te Milani nuk mund të ankohen. Një tjetër xholi mund të jetë Mohamed Simakan që pritet të zbarkojë së shpejti në Milano. Francezi “lind” qendërmbrojtës, por edhe si shkatërrues ka treguar se mund të bëjë gjëra cilësore me fanellën e Strasburgut.

SULM POLIVALENT – Dobitë që kuqezinjtë kanë pasur nga Rebiç e Leao në fakt janë vetëm një anë e polivalencës në repartin e avancuar. Dyshja ka ditur të zëvendësojë në mënyrë më të mirë Ibrën, sidomos në arritjen e kualifikimit në Ligën e Europës. Kreu i renditjes është gjithashtu fryt i një grupi ku 13 lojtarë kanë regjistruar emrin e tyre në listën e golashënuesve. As portugezi e as kroati nuk bëjnë dallim për Piolin që i ka përdorur të dy njëlloj si në sulm, ashtu edhe në krahët e sulmit.

Related posts

E PAZAKONTË/ Trajneri azer bëhet ushtar në luftë kundër Armenisë, e mbështet dhe ish-kapiteni i Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

SUAREZ GABOI NË “RULETËN” E PENALLTIVE/ Neymar ngushëllon ish-shokun e skuadrës: Ngrihu, je… (VIDEO)

Delo.autor

DERBI NË MERKATON E VERËS/ Milan dhe Inter në garë për ish-lojtarin e Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Leave a Comment