Futboll Seria A Sport

RINOVIMI I KONTRATAVE/ Interi ka këtë plan për nënkampionin e Botës

Në shtëpinë e Interit po punojnë për rinovimin e kontratave të disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Në radhë të parë qëndrojnë kapiteni Mauro Icardi dhe qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar.

Por në hierarkinë zikaltër nuk mbetet pas as mesfushori kroat Marcelo Brozovic, i cili është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për trajnerin Spalletti.

Mesfushori kroat ka kontratë me Interin deri në vitin 2021. Ideja e drejtuesve zikaltër është t’ia zgjatin atë edhe me 2 vite të tjera me një pagë të përmirësuar ndjeshëm, si shpërblim për paraqitjet e mira që ka bërë 25-vjeçari ballkanas gjatë kësaj periudhe.

Në kontratën aktuale të Brozovic ekziston edhe klauzola e largimit që kap shifrën e 50 milionë eurove.

Drejtuesit e Interit synojnë të rritin edhe vlerën e klauzolës në kontratën e re ose ta heqin përfundimisht atë.

Related posts

SË SHPEJTI PROTAGONISTE NË BOTË/ Norvegjia, brezi i artë e nis me zhgënjim! Por rruga është ajo e Belgjikës…

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN NË QENDËR TË POLEMIKAVE/ CR7 zbulon: Shpresoj që Neymar të luajë me…

Delo.autor

Champions League/ Shënohen 3 gola në 6 takimet e mbrëmjes, befasohet REALI

Isa.Autor

Leave a Comment