Futboll Premier League Sport

HUMBI VENDIN E PARË NË PREMIER/ Klopp i kthehet gazetarit: Ti mendon se futbolli është PlayStation? Por nuk…

Barazimi i Liverpulit në derbin me Evertonin, ka bërë që skuadra e Klopit të humbasë vendin e parë dhe mos ta ketë ajo fjalën e para për titullin kampion.

Trajneri Jurgen Klop, padyshim që në fund të ndeshjes nuk ishte i kënaqur dhe mërzia e tij reflektohej lehtë në sy dhe në ato që thoshte.

Gazetarët e kanë ngacmuar gjermanin, për mënyrën se si e trajtoj ndeshjen dhe faktin nuk sulmoi më shumë se sa duhet për të marrë trepikëshin.

“Më zhgënjeu shumë pyetja juaj, jashtëzakonisht shumë. Ne nuk po luajmë PlayStation. Vërtetë mendoni se nuk sulmuam aq sa duhet sot? Ti kujton se nësë do të fus dhe një sulmues tjetër në fushë loja do të ndryshonte. Ti mendon se futbolli është “PlayStation”, por nuk është ashtu”, ka thënë Klop

Ai shtoi: “Ne nuk mund të fillojmë lojën me 4 ose 5 sulmues. Sigurisht që duhen ndërmarrë risqe, por nuk duhet harruar që luajmë në Premier Ligë dhe mund të ndëshkohesh. Tani do të luajmë ndeshjet e mbetura si ndjekës dhe për mua kjo nuk është problem”.

Related posts

Asnjë dënim për Salah, i gatshëm për duelin me Chelsea

Sadik.Autor

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Harry Kane: Me Italinë do të jetë e ndërlikuar, edhe një sfidë për….

Delo.autor

ETO “MBURR” VETEN/ Shkëlqimi i Salah është meritë e imja

Isa.Autor

Leave a Comment