Futboll Premier League Sport

RONALDO I RI/ Talenti portugez i Wolverhampton kushton 120 milionë euro

Wolverhampton Wanderers vlerëson Ruben Neves aq sa Paul Pogba. Shumë klube, me Manchester United në krye, kërkojnë portugezin, por çmimi i tij është 120 milionë euro. Wolves mori Neves nga FC Porto për 16 milionë euro në korrik 2017.

Ai luajti një rol thelbësor në sezonin e kaluar edhe e ndihmoi këtë ekip të rikthehet në Premier League, teksa u shpall futbollisti më i mirë në Championship.

Pronarët kinezë të klubit refuzuan të gjitha ofertat dhe e rinovuan kontratën e mesfushorit për pesë vitet e ardhshme dhe tani ka vënë një çmim bazë për të gjithë ata që duan shërbimet e tij: 120 milionë euro.

Related posts

Pavarësisht dëmtimeve të shumta, Zidani e lë në shtëpi Dani Ceballos – rikthehet Marcelo

Q.Autor

Fundjavë “e thatë” në Seria A, 13 gola janë shënuar vetëm në 2010-2011

Sadik.Autor

SHTANGET TIRANA/ Falë gafës në mbrojtje, Braziliani Cordeiro ndëshkon bardheblutë(VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment