Futboll La Liga Sport

RRËFEHET SUREZ/ E ardhmja e BARÇËS do jetë E NDRITUR, REALI pa RONALDON mbetet…

Në një intervistë për median spanjolle, Luis Suarez nuk hezitoi të fliste për merkaton e Barcelonës, por dhe të ardhmen e klubit blaugrana, e cila sipas tij duket më e ndritur se kurrë. Por, uruguaianit do t’i pëlqente gjithashtu nëse një kampion bote do të shkonte në Katalunjë:

“Pogba do të ishte i mirëpritur në Barcelonë. Ai nuk është një lojtar i yni e nuk më takon të flas shumë, por kush nuk do të donte një kampion të tillë e me kualitet në skuadër. Nga lojtarët e ardhur këtë verë, më kanë habitur shumë Arthur dhe Lenglet. Messi më ka thënë se Arthur në disa gjëra, i kujton shumë Xavin”.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, foli gjithashtu për zgjedhjen e Antoine Griezmann për të qëndruar tek Atletico, por dhe për Cristiano Ronaldon dhe Realin e Madridit:

“Griezmann bëri një zgjedhje personale dhe e respektoj, megjithëse është e vështirë t’i thuash jo Barcelonës. Në fund të fundit, secili bën atë që ndjen personalisht. Reali i Madridit si grup, është sipër çdo individi. Edhe sipër Cristianos. E konsideroj Realin si rivalin tonë kryesor në Spanjë dhe Europë”.

Barcelona e ka filluar në mënyrën më të mirë kampionatin spanjoll, duke fituar 3 ndeshjet e para. Në ndeshjen e fundit ata dominuan ekipin e Huescas me rezultatin 8-2, e në këtë moment janë në vend të parë në kampionatin spanjoll, me golavarazh më të mirë se Reali.

Related posts

Ka ndrydhur qafën, Gjermanisë do t’i mungojë një nga mbrojtësit…

Sadik.Autor

GREQI-ITALI/ “Azzurrët” shënojnë 3 gola për 10 minuta ndaj grekëve, ja “magjitë” (VIDEO)

Delo.autor

Transferimi surprizë, Suso tek Inter?

Sadik.Autor

Leave a Comment