Futboll Premier League Sport

“Sa shumë zemra të thyera”/ Mendy i kërkon falje lojtarëve të… fantazisë

Mbrojtësi i majtë i Manchester City-t Benjamin Mendy i ka kërkuar falje mbi dy milion lojtarëve të Fantazi Futboll që e kishin në ekipin e tyre pas mungesës së tij në fundjavën e kaluar. Mendy nuk është përfshirë në skuadrën e Man City-t për fitoren ndaj Fulham, duke i lënë të gjithë trajnerët që e kishin përzgjedhur me zero pikë.

Francezi thuhet të jetë lënë jashtë për të mos rrezikuar një dëmtim të rëndë teksa City do të luajë gjashtë ndeshje në tre javët e ardhshme.

“Sa shumë zemra të thyera sot. Ju kërkoj ndjesë që ju lashë në baltë,” shkruan Mendy në Twitter.Mbrojtësi anësor është një nga lojtarët më të përzgjedhur të lojës së famshme të Premier League. Ai këtë fundjavë ishte në pronësi të 2,102,786 lojtarëve të ndryshëm, pra 37.7% lojtarëve të Fantazi Futboll.

Një lojtar i është përgjigjur: “Zemrat i kemi të forta, por mund ta rregullosh gabimin me një gol dhe dy asiste në ndeshjen e radhës.”

Related posts

LIVE/ Real Madrid-Barcelona: Tek “Los Blancos” episod i dyshimtë për penallti

Delo.autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin përfundimtar për ndeshjen

Delo.autor

E TRISHTË/ Vdekja misterioze, sportisti italian gjendet i pajetë në shtëpinë e të dashurës

Delo.autor

Leave a Comment