Futboll Seria A Sport

“San Siro” si lojtar i shtuar për Interin. 110 000 spektatorë për dy ndeshjet e radhës

Një “San Siro” në format Champions-i për të kthyer një trend negativ në Serinë A që zgjat tashmë prej shumë muajsh. Interi i Spaletit, në fakt, nuk fiton në kampionat prej 17 prillit të kaluar brenda mureve mike, kur mposhti Kaljarin 4-0.

Nuk është ende korrekte të flitet për tabu, por aspekti që zikaltrit në 2018-ën kanë fituar vetëm 5 nga 12 ndeshjet e zhvilluara në fushën e tyre (4 barazime, 3 humbje) nuk simbolizon asgjë të mirë.

Me siguri, pas kthesës kundër Totenhemit, tashmë “Meazza” do kthehet në një aleat të çmuar, duke nisur nga dy sfidat e radhës ndaj Fiorentinës e Kaljarit: me violët janë parashikuar më shumë se 55.000 spektatorë, të shtunën mund të preket kuota 60.000. Pra, rreth 110 mijë për dy ndeshjet e radhës, ndërsa mesatarja e sezonit për ndeshjet brenda do arrinte në thuajse 300.000.

Related posts

ISHTE NË DYSHIM PË NDESHJEN/ Shikojeni pasimin e çmendur të Ozilit (VIDEO)

Isa.Autor

LIVERPOOL-LEICESTER CITY/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Sadio Mane

Delo.autor

E PABESUESHME NË ANGLI/ Futbollisti i buzëqesh kundërshtarit pasi pëson gol (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment