Futboll Kategoria Superiore Sport

SPEKTAKËL PËR NJË PIKË/ Teuta e pathyeshme në “Niko Dovana” (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Teutës dhe Laçit e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Një përballje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ku nuk munguoi spektakli dhe rastet e shumta për shënim.

Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Shtubinës, ndërsa  kur u mendua se sfida do të përfundonte me triumfin e bardhezinjve, ishte Kallaku që me një goditje mjeshtërore nga faulli vendosi baraspeshën.

Me barazimin e sotëm, Teuta u ngjit në kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur momentalisht vendin e dytë, ndërsa Laçi barazoi me pikë Skënderbeun, nga 30 secila.

TEUTA-LAÇI 1-1

Kallaku 87′ / Shtubina 37′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi në “Niko Dovana”. 

90+4′ Minuta dramatike në portën e Laçit, Vila provon me një gjuajtje, por topi shkon jashtë kuadratit.

90+2′ Ndëshkohet edhe Toro me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ GOOOL TEUTA 1-1. Sherif Kallaku realizon një supergol nga goditja e dënimit. Shpërthen festa në “Niko Dovana”. 

85′ Goditje dënimi në hyrje të zonës. Selmani ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar ndaj Lorenco Vilës.

81′ Zëvendësim te Laçi, largohet Regi Lushkja, në fushë sulmuesi maqedonas Altiparmakovski.

75’ Shpërdoron edhe Vila. Pas një topi të gjatë nga e djathta futbollisti gjuan me kokë i vetëm para Selmanit, por kontrollon gjithçka kapiteni kurbinas.

73′ Një tjetër mundësi shënimi për Teutën me Amadu Latif, i cili pas krosimit të Osmanit, gjuan me kokë nga brenda zonës, por topi shkon jashtë kaudratit.

Amadu Latif rast on Vidnews.

68′ Eler provon me një goditje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet nga Osmani dhe shkon mbi traversë.

63′ Hakaj shkëputet bukur në krahun e majtë dhe hedh një top të rrezikshëm në zonë, por largon mjaft bukur Gjoni.

60′ Sulme të njëpasnjëshme të durrsakëve që kërkojnë me çdo kusht golin e barazimit, por të vendosur mirë mbrojtësit e Laçit, që nuk lejojnë depërtimin.

53′ Roni Gashi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

51′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Kamara, vendin e tij e zë Lorenco Vila.

46′ Pranë golit Teuta. Latif jep një asist perfekt për Kallakun, i cili në afërsi të pikës së penalltisë, nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë. Shkëmbi largon nga fusha Gjeorgjevskin, vendin e tij e zë Vecaj.

Përfundon pjesa e parë 0-1. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42’ Mundohet të reagojë skuadra e Teutës. Harkim nga e majta i Hakajt, Progni devijon me kokë por nuk gjen kuadratin.

37′ GOOOOL LAÇI 0-1.  Shtubina kalon në avantazh skuadrën kurbinase, pas një asist mjaft të Fangajt. Protestojnë për pozicion jashtëloje futbollistët e Teutë, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. 

31′ Drithërima në portën e Laçit. Sidibe dhe Shkalla nuk arrijnë të shënojnë nga shumë pranë vijës fatale. Ky i fundit provon të devijojë, por topi shkon mbi traversë.

28′ Kamara provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

25′ Teuta hidhet në sulm në kërkim të golit, por mjaft të kujdesshëm futbollistët e Laçit në mbrojtje.

20′ Laçi ushtron presing të vazhdueshëm, duke mos lejuar Teutën që të organizojë lojën.

18’ Berisha nis një aksion personal nga e majta, gjen hapësirën dhe një korridor për të çuar topin në shtyllën e dytë për Shtubinën, por lojtari i kurbinasve nuk arrin në kohë për të devijuar.

16′ Ndeshja ndërpritet për afro 2 minuta loja, për shkak të një dëmtimit të mbrojtësit  Gjonit, i cili ka pësuar një të çarë në fytyrë.

FOTO: P.Pashollari

FOTO: P.Pashollari

11’ Progni hedh një top të rrezikshëm në zonë, Toro largon në vështirësi duke i hequr mundësinë sulmuesit Latif që të gjuajë.

7′ Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Berishës.

1′ Ka nisur takimi. Pranë golit Laçi me Berishën. Futbollisti i skuadrës kurbinase nuk arrin ta devijojë topin në rrjetë nga shumë pranë.

Related posts

BUZËQESH PANUCCI/ Mer fund makthi, Taulant XHAKA rikthehet nga DËMTIMI

Isa.Autor

BARAZIM ME GOLA/ Teuta dhe Skënderbeu ndahen në “paqe” në një sfidë të “çmendur”

Delo.autor

LIVE/ Edinson Cavani shënon një gol të “çmendur” ndaj Portugalisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment