Futboll Premier League Sport

SARRI I MAHNITUR/ Brenda dy vitesh HAZARD do të jetë lojtari më i mirë në…

Pesë ndeshje dhe 5 fitore për trajnerin Maurizio Sarri në krye të Chelsea, një start ui shkëlqyer i skuadrës londineze në Premier League, nisje që edhe vetë trajneri italian nuk e kishte imagjinuar në këtë debutim të tij në Angli. “Blutë” mundën 4-1 Cardiff në ndeshjen e fundit falë 3 golave të Hazard dhe një goli të Giroud.

Trajneri Sarri e ka vlerësuar shumë paraqitjen e belgut Hazard, që shkëlqeu në këtë sfidë. “Brenda dy viteve ai mund të bëhet lojtari më i mirë në Europë”, tha Sarri, duke i thurur elozhe Eden Hazard. Duke folur për ndeshjen ndaj Cardiff, trajneri italian pranon se nisja e sfidës ishte e keqe, çka solli edhe avantazhin provizor të miqve.

“Nuk luajtëm mirë në 5 minutat e para, ndërkohë që e dinim mirë se ata ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Por pas minutës së 20-të morëm komandën e lojës dhe zhvilluam një ndeshje të mirë. Çdo ditë i them skuadrës sime se gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment dhe na duhet të improvizojmë për të fituar. Rezultati është i shkëlqyer për ne, por mund të arrijmë më shumë”, tha Sarri.

Related posts

GRIEZMANN NUK ËSHTË NË PLANET E BARCELONËS/ Bartomeu i “shkel syrin” talentit holandez…

Delo.autor

KUMBULLA DREJT RIKUPERIMIT TË PLOTË/ Rikthehet në dhjetor, mbrojtësi shënjestron Euro2024

F.autor

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Tottenham fundos Manchester United me Kane-Son (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment