Futboll Seria A Sport

SERIE A/JUVE në pritje të golit të parë të RONALDOS, transfertë e vështirë për MILANIN

E dielë për të mos u humbur ajo Serisë A italiane. Juventusi mbetet në pritje për të festuar golin e parë të Ronaldos, Roma kërkon rikthimin tek fitorja, transfertë delikate për Milanin në Sardenja kundër Cagliarit, teksa dhe Lazio me Thomas Strakoshën mes shtyllave do të kërkojë sukesin e dytë rradhazi në fushën Empolit.

Për Juventusin nuk pritet një ndeshje e vështirë kundër Sassuolos, pavarësisht se këta të fundit pas tre javësh kampionat nuk njohin as një humbje me dy fitore dhe një barazim. Gjithsesi bardhezinjtë ndaj këtij rivali kurrë nuk e kanë parë veten në pozita të vështira, mjafton këtu të përmëndet sfida e fundit e cila përfundoi në shifrat 7-0 në favor të Zonjës së Vjetër. Kampionët në fuqi pritet të mos shpenzojnë shumë energji kjo edhe për faktin se në mesjavë ata do të luajnë takimin e tyre të parë në Champions në transfertë ndaj Valencias. Gjithsesi suksesi përballë Sasuolos nuk vihet në diskutim, dilema e madhe qëndron tek pjesa nëse Cristiano Ronaldo do të arrijë të gjejë apo jo golin e tij të parë me fanellën e bardhezinjve.

Për Milanin pritet një transfertë delikate siç është ajo e Sardenjas kundër Cagliarit. Kuqezinjtë në ndeshjen e tyre të fundit përpara pauzës së kombëtareve për sfidat e Ligës së Kombeve, arritën një fitore të madhe in-extremis përballë Romës. Vendasit e kanë nisur kampionatin me luhatje të mëdha, ku në tre javët e parë bilanci flet për një humbje një barazim dhe një fitore. Djalli regjistron vetëm një humbje në fushën e Cagliarit e cila daton në një periudhë shumë të largët në 1998-ën, teksa në pesë transfertat e fundit kuqezinjtë kanë 2 humbje, 2 barazime dhe vetëm 1 fitore. Skuadrën e Gatussos e pret një sfidë delikate ku humbja duhet evituar me çdo kusht.

Roma po kalon një situatë të vështirë, me klubin kryqytetas që nuk gjen fitoren në dy ndeshjet e saj të fundit. Tekniku Di Francesco ndodhet në pozitva të vështira, pasi për duelin kundër Chievos pritet të mos ketë në dispozicion lojtarë si Pastore, Shick, Florenzi apo dhe Perroti. Përballë skuadrës veronese Roma favirozohet nga faktori fushë aty ku ka arritur të fitojë 5 ndeshjet e fundit. Gjtihsesi forma jo e mirë që kanë treguar ngre pikëpyetje të mëdha, madje nga kjo sfidë mund të vendoset edhe e ardhmja e teknikut Di Francesco.

Klubi tjetër i kryqyteti t Lazio gjeti fitoren e saj të parë në kampionat përballë Frosinones, një sukses i vuajtur por që i shërben shumë bardhekaltërve për të rifituar besimin. Në fushën e Empolit skuadra do të kërkojë një tjetër tre pikësh për të ruajtur ecurinë pozitive.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Manchester City gati 40 milionë euro për objektivin e Juventus, Inter dhe Milan…

Delo.autor

NAPOLI-SASSUOLO/ Pas 8 minutash lojë, Hysaj zhbllokon sfidën me një gol të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

MLS HUMBET YLLIN E SAJ! Pret të bëhet baba, sakrifikon turneun final për shkak të Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment