Futboll Premier League Sport

Sarri: Në fund të sezonit 4-5 lojtarë të Chelsea do kenë realizuar mbi 10 gola

Trajneri Maurizio Sarri ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në barazimin 1-1 që Chelsea arriti në “Stamford Bridge” ndaj Liverpool edhe pse “blutë” e Londrës mund të kishin marrë një fitore, duke qenë se goli i miqve u realizua 2 minuta nga fundi. “Mendoj se për atë që u pa në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë. jam i kënaqur për mënyrën se si skuadra ime u paraqit në këtë sfidë, që ishte ndryshe nga ajo e Kupës. Sidomos në aspektin mbrojtës, ku po bëjmë mjaft përmirësime”, u shpreh Sarri.

Edhe një herë, ishte belgu Eden Hazard ai që bëri diferencën në fushë për Chelsea, duke realizuar golin e parë dhe më pas erdhi barazimi i Sturridge, me një gol fantastik nga jashtë zone. “Po përmirësohemi shumë, në të gjithë sektorët dhe mendoj se në fund të sezonit do të kemi 4-5 lojtarë që do të kenë realizua mbi 10 gola, jo vetëm Hazard. Ai mund të jetë i pari që do të ketë arritur këtë shifër, por edhe Pedro, Willian, Morata e ndonjë tjetër mund të rrijnë këtë kuotë”, tha Sarri.

Related posts

TRIUMF MADHËSHTOR NË “ANFIELD”/ Shikoni driblimin turpërues ndaj yjeve të Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Pirlo: Italia duhet të fillojë nga zero

Sadik.Autor

Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Q.Autor

Leave a Comment