Champions League Futboll Sport

TË GJITHË KUNDËR UEFA-s/ Lineker: Goli i RONALDOS nuk ishte më I BUKURI, duhej zgjedhur…

Anglezët, sidomos kur flitet për futboll, kanë mendime që shpesh herë dalin kundër rrymës. Premier League është kampionati më i bukur, më i pasur, më me ritëm dhe ai me tifozët më të zjarrtë në botë. Kjo është e vërtetë, por jo detyrimisht të gjitha elozhet duhet të shkojnë për ta.

UEFA e vlerësoi golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo, me roveshatë kundër Juventus.

Gary Lineker, ish-sulmuesi i njohur i Anglisë, aktualisht opinionist televiziv mendon se nuk ishte goli i shënuar nga “CR7”, më i bukuri i sezonit të kaluar. Sipas Lineker, goli më i bukur ka qenë ai i shënuar nga Gareth Bale në finalen e Champions League kundër Juventus, edhe ai me roveshatë.

Linker mendon se ekzekutimi i këtyre golave ishte i ngjashëm, por faktikisht duhet vlerësuar më shumë nga rëndësia e ndeshjes.

Këtë e tregon me mesazhin: “Për sa kohë ishte një gol i bukur, unë mendoj se nuk kishte asgjë më shumë se goli i Bale në finale.”

Related posts

FITORJA ME “POKER” NDAJ MONACOS/ Festoi kundër ish-ekipit, Mbappe zbulon arsyen

Delo.autor

Ç’punë ka Pato në ligën kineze? Shikoni çfarë goli bën (VIDEO)

Sadik.Autor

Fiorentina-Juventus, “Zonja” kërkon kreun në fushën e rivalëve të përjetshëm

Q.Autor

Leave a Comment