Futboll Premier League Sport

“SEZONI NUK GJYKOHET NË TRE JAVË”/ Guardiola në mbrojtje të “yllit” të tij

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i kërkoi Leroy Sane që të reagojë, pas fillimit të ngadaltë të sulmuesit në sezonin e ri. Sane, 22 vjeç, luajti shkëlqyeshëm sezonin e kaluar, duke fituar çmimin e “Lojtarit të Vitit” te Manchester City, por ende i duhet ta fillojë një ndeshje si startues në Premier League, në sezonin 2018-2019.

Ai ishte lënë jashtë skuadrës së Gjermanisë në Kupën e Botës në Rusi, ndërsa “gjuha e trupit” të tij u mor në pyetje nga shoku i ekipit, Toni Kroos, gjatë pushimeve ndërkombëtare. Guardiola bëri thirrje për Sane, i cili ka luajtur vetëm 30 minuta në kampionat, këtë sezon, që të reagojë, por tha se ishte tepër herët për ta gjykuar ish-sulmuesin e Schalke.

“Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për klubin. Është një sfidë për të dhe jo vetëm për të, por për ne të gjithë, – tha Guardiola në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes së “qytetarëve” kundër Fulham. – Sezoni do të gjykohet në 11 muaj, jo në tri javë.

Ai është një djalë i mirë dhe nuk kam ndonjë fjalë të keqe për të. Natyrisht, duhet të reagojë në mënyrën e duhur. Do ta bëjë këtë, sepse është aq konkurrues dhe profesionist. Ndonjëherë, për disa lojtarë, ndodh kështu (fillim i ngadaltë i sezonit). Disa lojtarë pësojnë rënie në fund të sezonit.

Ne nuk mund të harrojmë se është 22 vjeç, ashtu si Bernardo Silva, Gabriel Jesus, Raheem Sterling e të tjerë, që janë të rinj. Edhe ai do të rritet, por gjëja më e rëndësishme është të përpiqemi ta ndihmojmë”.

Sane, i cili u bashkua me Manchester City në vitin 2016, e përfundoi sezonin e kaluar me 10 gola dhe 15 asistime në Premier League. Guardiola tha se ai ishte ende i etur për të punuar me Sane, por shtoi se Bernardo Silva, i cili luajti vetëm 15 ndeshje në kampionat, sezonin e kaluar, meriton shansin e tij: “Bernardo Silva është në gjendje të pabesueshme dhe e meritonte të luante, edhe Raheem Sterling po luan mirë. Është një sfidë për të gjithë ata, një sfidë edhe për mua. Të gjithë janë këtu, sepse pas tri sezonesh, unë dua të punoj me ta. Është kaq e thjeshtë kjo”.

Related posts

PAMJET/ 5 fitore larg, Napoli pranë mrekullisë. Pioli-Maldini në dyshim, mediat zbulojnë “vijën e kuqe”

F.autor

INTER-MILAN/ 172 përplasje midis dy klubeve në Serie A. Ja statistikat…

Delo.autor

FORMACIONI ZYRTAR/ Reja me shumë dyshime, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë…

Delo.autor

Leave a Comment