Futboll Sport

Kane më i miri i botërorit, Anglia shkruan historinë ndaj Panamasë (VIDEO)

Kjo është hera e parë në historinë e Anglisë që shënon më tepër se katër gola në një ndeshje të Kupës së Botës. Të besuarit e Gareth Southgate kanë shpartalluar modestët e Panamasë me rezultatin e thellë 6-1 falë një triplete të Harry Kane.

 Anglia për momentin ndodhet me pikë, dhe golavarazh, të barabartë me Belgjikën. Ishin anglezët që nuk harxhuan kohë duke e nisur lojën shumë mirë. goli i parë vjen nga John Stones pas një goditje këndi. Kane dyfishon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë përpara se Lingard të shënonte golin e ndeshjes nga distanca.

Kishte kohë edhe për dy gola të tjerë përpara se të përfundonte pjesa e parë, dhe ata janë shënuar nga autorët e dy golave të parë, Stones dhe Kane, i cili përsëri godet nga penalltia.

Pas pushimit Harry Kane kompleton tripletën me një gol me fat pasi topi devijohet te thembra e tij dhe futet në rrjetë. Baloy i Panamasë, kapiteni i ekipi, ka shënuar golin e nderit në minutën e 78’ teksa britanikët e kishin ulur disi ritmin. Ky ishte goli i parë i Panamasë në një Kupë Bote.

https://youtu.be/816eekaakGQ

https://youtu.be/0neVgAqJGNI

https://youtu.be/OL4R_ZYCESc

https://youtu.be/sXvzFacl6Ok

Related posts

PAS 16 MUAJSH “AGJERIM”/ Mesfushori shqiptar thyen tersin me klubin e tij Ajacio

Delo.autor

JO VETËM ICARDI NË STAMBOLL/ Galatasaray godet me 4 futbollistë cilësorë

F.autor

FRANCË – GJERMANI/ Zhbllokohet rezultati, Toni Kroos shënon nga penalltia (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment