Futboll Sport

SHAMETI ul skuadrën me këmbë në tokë: Objektivat në fund, KUKËSI sheh vetëm ndeshjen e rradhës

Pas trajnerëve të dy ekipeve ka folur për mediat edhe lojtari i ndeshjes e njëkohësisht autori i golit të vetëm i fitores 1-0, Ylli Shameti. Në prononcimin për Supersport kapiteni i Kukësit u shfaq mjaft i kënaqur për lojën dhe golin e shënuar, duke theksuar se më e rëndësishmja është që skuadra ka një vazhdimësi në rezultate.

“E rëndësishme është që fituam dhe që kemi vazhdimësi në rezultat. Padiskutim që goli më gëzon por e rëndësishme është që i vlejti ekipit. Duhet të jemi me këmbë në tokë pasi kampionati është shumë i fortë. Nuk është vetëm Skënderbeu por të gjitha skuadrat. Ka shumë rivalitet dhe duhet të marrim çdo ndeshje sipas rradhës.

Kemi krijuar shumë raste në sulm, por fakti që jemi një ekip i ri ka ndikuar në finalizimet të cilat kanë qenë të paktë. Herë tjetër duhet të mbyllim më shpejt ndeshjen që të jemi më të qetë. Nuk duhet pompozim i objektivave të klubit por thjesht duhet të stërvitemi për të bërë më të mirën”, ishin fjalët e Shametit.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Koke, Griezmann ndëshkon Liverpool. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEVANTES/ Valverde deklaron: Titulli kampion në La Liga do të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Spalletti “dorëzon” Interin te portugezi: Normale që emri i tij të përmendet, Mourinho është…

Delo.autor

Leave a Comment