Futboll Sport

SHËNOI GOLIN E 500/ Ibrahimovic, si MESSI dhe RONALDO: Jam “ZOTI I GOLIT” (VIDEO)

Thuhet se çmenduria i përket portierëve, por Zlatan Ibrahimovic ka arritur të hedhë poshtë edhe këtë mit. Edhe sulmuesit dinë të jenë të çmendur, veçanërisht nëse kanë aftësi të jashtëzakonshme.
LA Galaxy ka pësuar një humbje të rëndë 5-3 kundër Toronto-s. Ka qenë një mbrëmje e keqe për kalifornianët, por gjithë vëmendja ka qenë tek ylli i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic, që ka realizuar një tjetër magji në fushën e blertë.
Pas goditjes së akrepit në një Inter-Bologna dhe pas roveshiatës jashtë zone të realizuar në Angli-Suedi, tani ka ardhur goli fluturimthi me të jashtmen e këmbës së djathtë, që, me ndihmën e shtyllës, ka sjellë golin e parë për Galaxy, por që ka qenë edhe realizimi numër 500 i Ibrahimovic në karrierë.
Një arritje e rëndësishme, duke parë se dy lojtarët e tjerë akoma në aktivitet që e kanë prekur këtë shifër janë Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.
Suedezi, pavarësisht humbjes së skuadrës, nuk ka humbur rast për të festuar në Twitter me një postim “modest”, ku e përkufizon veten si “Zoti i Golit”.
Ibra ka shënuar 18 gola me fanellën e Galaxy dhe 438 në total me klubet ku ka luajtur (Malmö, Ajax, Juventus, Inter, Barcellona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United), të cilëve i shtohen edhe 62 me Suedinë.

Related posts

ËNDËRRON “TOPIN E ARTË”/ Griezmann: Ne jemi Atletico, nuk luajmë bukur, por…

Isa.Autor

I VETMI EKIP I PAMPOSHTUR/ Milani i afrohet rekordit 72-vjeçar të Barcelonës

Delo.autor

Tunizia shënon golin e parë ndaj Portugalisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment