Futboll La Liga Sport

REALI I DHA LAMTUMIRËN KUPËS SË MBRETIT/ Zidane: Humbja më e rëndë e karrierës sime!

Një humbje që i djeg shumë Zidanit, por pavarësisht zhgënjimit, trajneri i Realit refuzon që ta quajë mbrëmjen më të vështirë të karrierës së tij.

“Ky është futbolli, herë pas here gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë. Ishte një ndeshje e vështirë. U përpoqëm deri në fund dhe reagimi ishte i mirë. Edhe duke humbur 1-4 ne besuam. Urime Sociedadit. Duhet ta pranojmë humbjen. Luftuam deri në fund. Bëmë gabime në mbrojtje dhe nuk ishim mirë në pjesën e parë. Jam i trishtuar, por nuk e zhbëjmë më dot këtë që ndodhi. Duhet të shohim përpara. Kemi një ndeshje të dielën dhe mendojmë për atë”, tha tekniku francez. “Dita ime më e keqe në stolin e Realit? Jo, për sa i përket ndeshjes, por sa i përket humbjes po. Të pësosh katër gola në shtëpi është e vështirë, por asgjë nuk duhet ndryshuar. Duhet të vazhdojmë atë që kemi nisur. Dihet që do të ketë ndeshje të vështira gjatë sezonit. Mesazhi është të shohim përpara. Natyrisht që duhet analizuar kur pëson katër gola. Deri në këtë ndeshje kemi qenë fantastikë. Askujt nuk i pëlqen të humbasë”.

Reali

Zizu nuk fshihet as pas mungesave: “Kasemiro nuk ishte në gjendje të luante, por kishim lojtarë të tjerë. Nuk duhet të shohim për justifikime. U larguam nga Kupa e Mbretit. Në futboll është diçka që ndodh. Tani duhet të mendojmë për kampionatin. Nuk është vetëm faji i portierit dhe mbrojtjes për golat e pësuar. Janë të gjithë përgjegjës. Është e vështirë për t’u kapërdirë, e di këtë, por duhet ta kalojmë. Duhet ta pranojmë faktin se mund të humbasim ndeshje gjatë një sezoni”.

Related posts

“DO TË MBAJ GJITHMONË NË ZEMËR”/ Lajm tragjik për ish-futbollistin, ndërron jetë vajza 8 muajshe (FOTO)

Delo.autor

DEL NGA SPITALI PAS NJË INFARKTI/ Fjalët e para të Iker Casillas: Kam qenë shumë me fat…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Arbitër nga Finlanda, ja cili do të vendosë drejtësi në Teuta-Shamrok…

Delo.autor

Leave a Comment