Futboll Premier League Sport

SHIFART STRATOSFERIKE/ Man City thyen rekordin financiar, gjeneron mbi 500 milionë euro

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City ka thyer rekordin në fushë, sikurse dhe buxhetin financiar jashtë saj, referuar raportit vjetor të “Qytetarëve” të publikuar të enjten. City raportoi një xhiro rekord në shumën e £500.5 milionë gjatë sezonit 2017/18, me një fitim total prej £10.4 milionë, duke e bërë këtë vitin e katër radhazi që del me fitim.

Kjo arritje koinçidoi me sezonin në të cilin skuadra e Pep Guardiolas theu rekordin, duke u bërë klubi i parë në Premier League që kaloi 100 pikë, gjithashtu me numër rekord fitoresh, me më shumë gola dhe diferencën më të madhe të golave në historinë e Premier League. Sipas City, të ardhurat komerçiale dhe të drejtat televizive janë rritur 7 dhe 4% respektivisht në sezonin e kaluar. Të ardhurat e gjeneruara në shumën rekord prej më shumë se gjysmë miliardë paund shënojnë një rritje prej 44% gjatë pesë viteve të fundit.

Raporti financiar thekson gjithashtu se periudha e audituar përfundon përpara merkatos së verës. Ndërkohë që informon gjithashtu se klubi kishte një shpenzim neto prej rreth 42 milionë paund gjatë verës, falë blerjeve të Riyad Mahrez, Daniel Arzani dhe Claudio Gomes, sikurse dhe shitjeve të Angus Gunn, Joe Hart, Bersant Celina, Rodney Kongolo dhe Jason Dnayer.

Related posts

“TELENOVELA” LAUTARO-BARCELONA/ “Katalanasit” i ofrojnë Interit 70 milionë euro + dy lojtarë

Delo.autor

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Rritje e frikshme e Partizanit, zhgënjejnë Kukësi e Flamurtari

Isa.Autor

Higuain si Ibrahimovic, vuan mallkimin e trofeve të mëdhenj

Q.Autor

Leave a Comment