Futboll Kombëtarja Sport

SHKËLQEU KUNDËR ITALISË/ SHQIPËRIA pa sulm, basti i madh quhet VRIONI (VIDEO)

Nëntor 2017: fitonim 3-2 në Turqi dhe shënonin Sadiku e Grezda. Në 9 ndeshjet e fundit të kombëtares, miqësorja turke është e vetmja ndeshje ku një sulmues i Shqipërisë ka gjetur golin dhe tashmë është e qartë që kemi probleme të jashtëzakonshme përpara, edhe pse Panuçi akuzoi mbrojtjen për humbjen në Skoci.

Shifrat janë kokëforta, ashtu si situata e sulmuesve kuqezinj nëpër Europë, sepse Armando Sadiku do të duhet disa muaj derisa të kthehet në nivelin e tij të zakonshëm pas dëmtimit të rëndë pësuar pak kohë më parë, ndërsa Eros Grezda nuk luan prej muajsh dhe duhet të shpresojmë që të ambientohet shpejt te Rangers në Skoci.

Odise Roshi gjithashtu do të mungojë për disa muaj për dëmtim, Sokol Cikalleshi nuk duket se bën pjesë në të preferuarit e Panuçi-t, ndërsa Balaj, Guri e Manaj nuk japin shpresë se mund të jenë e ardhmja, edhe pse mosha e tyre lejon të shpresosh.

E ardhmja mund dhe duhet të jetë Giacomo Vrioni, talenti i Shqipërisë U-21, i cili debutoi me fanellën kuqezi në Sardenjë, kundër Italisë së tij. Ka lindur e është rritur në vendin fqinj, ka një emër tipik italian, ka luajtur edhe me Italinë U18 e U19, por gjaku nuk bëhet ujë dhe Vrioni nuk i ka rezistuar thirrjes së vendit të origjinës.

90 minuta cilësore në Cagliari, një gol i shkëlqyer në minutën e 90-të dhe cilësi të veçanta, me një të majtë të jashtëzakonshme. Mos të harrojmë, ende nuk i ka mbushur 20 vjeç, por Sampdoria beson shumë tek ai dhe e ka dhënë në huazim te Venecia, ku ka qenë titullar në dy ndeshjet e para të sezonit.

Dikush do të mendojë se të njëjtin rrugëtim ka ndjekur edhe Manaj, por për fat të keq lushnjari ndoqi rrugëtimin e gabuar, duke e nisur nga Interi dhe duke zbritur në karrierë, ndërsa Vrioni duket se po menaxhohet shumë më mirë. Thonë që është djalë shumë i qetë dhe kokulur, i cili nuk fluturon lehtë, ndaj zor se elozhet pa fund do të ndikojnë tek ai, por të mos harrojmë, nuk është ende shqiptar 100%. Sapo ka marrë pasaportën kuqezi, nuk luajti dot në Spanjë për këtë problem dhe në të shkuarën e kemi pësuar me raste të tilla, mjafton të kujtojmë Elvis Kabashin, i cili para pak vitesh betohej për Shqipërinë, por pastaj mendoi se do ishte Del Piero i ri dhe tashmë është pa ekip, në moshën 24-vjeçare.

Shqiponjën pas golit e bëri edhe Vrioni, i cili duket se është menduar mirë për zgjedhjen e tij, por ndërkohë Panuçi do të bënte mirë t’ia jepte edhe atij 1 minutë në ekipin e parë, ashtu si Enea Mihajt. Më mirë ta bëjmë shqiptar me letra…

Related posts

MOMENTI RRËNQETHËS/ NËNA e lojtarit të CHELSEAS mbetet pa fjalë kur sheh…(VIDEO)

Isa.Autor

Surpriza/ Ja kur do të luhet finalja e Kupës së Botës!

Sadik.Autor

Shtohet konkurrenca për Sadikun te Legia, vjen ish sulmuesi i Arsenalit

Q.Autor

Leave a Comment