Futboll Shqipëri Sport

Shkëmbi: Nuk e mendova kë skuadër kisha përballë, ja çfarë iu kërkova lojtarëve në pushim

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi foli për mikrofonin e Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh:

Çfarë ndjesie të fitonit përballe Skënderbeut?

Vinim nga një situatë e keqe, nuk mendova kë do kishim përballë. Ishte një ndeshje speciale, por dëshira ishte e madhe për ta fituar ndeshjen dhe arritëm ta fitonim.

Skuadër cinike që shfrytëzuat mundësitë që patë, kjo është mënyra e duhur?

Gjatë javës nuk është se ndryshuam shumë. Arritëm me pak raste, është normale, përballë Skënderbeut nuk mund të kesh shumë raste. Arritëm të shënonim penalltinë dhe me Bicin nga goditja standarte. Pas çdo ndeshje ne mundohemi të gjejmë gabimet. Në kampionatin shqiptar të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Për fat të mirë, rastet që na u paraqitën i shënuam. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë dhe me luftë arritëm të shkonim në sulm dhe të shënonim.

Pika më e fortë e skuadrës suaj ishte agresiviteti dhe duelet e fituara….

Në pjesën e parë i fituam të gjitha duelet, ky ishte ndryshimi nga ndeshja e fundit ndaj Luftëtarit. Jam marr 10 minuta me skuadër, nuk kërkova tërheqjen pavarësisht rezultatit. Ana psikologjike e skuadrës bën të sajë. Nuk ishte dëshira ime që të tërhiqesha.

Mendon që i mungon diçka tjetër mesfushorëve Avdylit dhe Kallakut?

Kërkoj jo vetëm nga këta të dy por nga të gjithë lojtarët, që të kenë personalitet kur të kenë topin që ka. Avdyli vjen nga kampionati kosovar, kampionati ynë ka rritëm tjetër. Kallakut i duhet kohë. Po punoj shumë dhe dua që skuadra të rritet.

Prezenca e Gegës në stadium…

Ne duhet të punojmë nga ana psikologjike për të pasur vazhdimësi. Do shkojmë të luajmë ndaj Partizanit, pa frikë dhe ndrojtje për të marrë një rezultat pozitiv.

Related posts

HUMBJA NË TAVOLINË 3-0/ Capello “thumbon”. Ja kur pritet vendimi mbi Juventus-Napoli…

Delo.autor

ROMA HIDHET NË SULM PËR MERKATON E VERËS/ Trajneri Mourinho synon të “rrëmbejë” ish-kapitenin e Interit…

Delo.autor

(FOTO) Tifozët e Milanit e quajtën parazit, shpërthen e fejuara e Antonio Donnarummës

Q.Autor

Leave a Comment