Futboll Shqipëri Sport

MUNDËN KASTRIOTIN/ Daja: Gëzohem që Torasa u zhbllokua shpejt, të rinjtë më…

Trajner i Flamurtarit, Ilir Daja, pas fitores me Kastriotin në shtëpi, në intervistën për Supersport, deklaroi:

U rikthyet te fitorja pas 2 humbjeve…

Kishim një situatë jo të mirë psikologjike. Grupi nuk është akoma i plotësuar, Alla i dëmtuar, Torasa ka qenë i dëmtuar. Edhe sot Sirgi u dëmtua që në minutat e para. Duke mos llogaritur Kale apo Ribaj, me këtë kontingjent që kemi, kemi probleme me performancën. Në ndeshjet e para, kemi luajtur me kundërshtarë që kanë filluar përgatitjet shumë herët. Kemi freskuar ekipin sot me djem të rinj. Duhet pak kohë sa të futen të gjithë në ritëm. Te pikët nuk kemi bërë më të mirën e mundshme, por gjithsesi nuk jemi keq. Pikët nuk nga mungojnë, por na mungon pak performanca.

Torasa u zhbllokua më herët te Flamurtari se te Partizani…

Ky është një ogur i mirë, pasi dihet që Torasa i shërben ekipit. Na vjen mirë që sot u zhbllokua. Do jetë një nga pikat tona kryesore qoftë për të shkuar te goli, qoftë për të dhënë asist.

Hyseni dhe Useini, sa cilësi kanë që të bëjnë lëvizjet që ju kërkoni…

Hyseni është një lojtar me moshë të re, që sezonin e kaluar pothuajse nuk ka pasur minuta fare, tani po aktivizohet si titullar. Ka bërë mirë, por ka më shumë mundësi. Useini besoj se ka eksperiencë, por në këto javët e para kemi preferuar një tjetër vendosje, me një manovër tjetër, por sot e bëri goxha mirë detyrën. Shpresoj t’i shërbejë ekipit me eksperiencën që ka. Manovra që kemi dëshirë të bëjmë në lojë ende nuk është arritur, por nga java në javë duam të tregojmë një performancë që të na kënaqë.

 

Related posts

BROJA NIS FAZËN E RE TË RIKUPERIMIT/ Sylvinho “kryqëzon” gishtat, Chelsea nuk e shet sulmuesin shqiptar

F.autor

MESSI NIS AVENTURËN NË SHBA/ Pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

F.autor

ISH-TRAJNERI I KOMBËTARES “KUQEZI”/ De Biasi: Preferova që t’i refuzoj ofertat, dua të filloj…

Delo.autor

Leave a Comment