Futboll Seria A Sport

SHPËRTHEN GATTUSO: Shikoj të njëjtën gjë prej katër ndeshjesh, jemi bërë si…

Gennaro Gattuso dhe Milan-i i tij e kanë mbyllur me një shije të keqe ndeshjen me Atalanta-s pas barazimit 2-2 në fund të takimit. Kuqezinjtë ishin në avantazh dy herë në San Siro dhe kanë shpërdoruar disa mundësi të mira, por janë ndëshkuar nga Atalanta në kohën shtesë.

“Kam shumë keqardhje, por nuk jam i inatosur,” shprehet trajneri për Sky Sports Italia. “Jemi një ekip me dy fytyra. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, por vuajtëm në fund të takimit. Kjo gjë ka ndodhur në katër ndeshje dhe nuk po arrijmë të bëjmë një paraqitje që qëndrueshme për 90 minuta.

“Duhet të bëjmë më shumë, pasi ka shumë ndeshje për t’u luajtur këtë sezon dhe nëse nuk i mbyllin kur jemi në kontroll, do të jemi në vështirësi.

“Mendoj se të ruash formën e duhur është e rëndësishme, dhe në pjesën e dytë kemi dalë nga pozicioni jonë nga kombinimi i frikës dhe lodhjes. Nuk mjafton të luash mirë, pasi nuk të jep fitore. “Jemi një skuadër e re që po rritet, por në 30 minutat e fundit ekipi nuk shihej me sy.”

Related posts

5 JAVË NGA FUNDI I SEZONIT/ Drejt largimit nga Real Madrid, lojtarët që Zidane nuk i do më në ekip

Delo.autor

Nga Diego te Giovanni, titujt e Juves kalojnë nga golat e familjes Simeone

Sadik.Autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 70 milionë euro për yllin e Napolit…

Delo.autor

Leave a Comment