Futboll Sport

“SINDROMA NEYMAR”/ Ky është SIMULIMI më i turpshëm i të gjitha kohërave…(VIDEO)

Neymar është i fundit në listën e gjatë të futbollistëve që është akuzuar për simulime, ndërsa fenomeni është gjithmonë e më shumë i kritikuar edhe mes lojtarëve. Por rasti që do të shihni më poshtë, i ndodhur në Holandë, tejkalon çdo fantazi.

Gjatë ndeshjes Feyenoord – Utrecht në kampionatin holandez, Steven Berghuis bëhet vërtet qesharak pasi bie në tokë disa sekonda pasi kundërshtari thjesht e përgëzoi duke e prekur në kokë. Por pasi u mendua pak, lojtari i Feyenoord u shri në fushë me duart në fytyrë, a thua se ishte goditur nga një boksier profesionist.

Por edhe pse “agresori” i shpëtoi ndëshkimit, edhe vetë Berghuis nuk u ndëshkua për këtë veprim sa të ulët, aq edhe qesharak. Përgjatë karrierës së tij Beghuis ka luajtur për disa skuadra holandeze, ndërsa për dy vjet ka qenë edhe pjesë e Watford.

Një veprim të ngjashëm me të, bëri në Botëror Pepe i Portugalisë, pas një kontakti tepër të lehtë me Mehdi Benatia të Marokut.

Related posts

​PRANON RREZIKUN POCHETTINO/ Katalanasit mund t’ia rrëmbejë Tottenhamit yllin e skuadrës

Isa.Autor

ÇËSHTJA “JUVENTUS-NAPOLI”/ Ja data kur do të jepet vendimi përfundimtar…

Delo.autor

Pochettino merr vendimin/ Tottenham pa 9 titullarë në debutimin e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment