Futboll Seria A Sport

SHPRESOJNË TEK MREKULLIA “TITULL”/ MILANI thyen “tabunë” që zgjaste 12 vjet

Ishte 14 maj 2006, java e fundit e kampionatit, që disa muaj më vonë do të pësonte revolucionin e “Calciopoli”. Milan fitoi ndaj Roma, në saj të një penalltie të shndërruar në gol nga Marcio Amoroso, në minutën e 90-të.

Që nga ai moment deri dje, “djalli” nuk kishte arritur të fitonte kurrë ndaj një ekip të madh të Serie A, me një gol në minutat shtesë. Goli i Curtrone, në minutën e 95-të të sfidës së djeshme në “San Siro”, pikërisht kundër Roma, theu këtë tabu.

Festa e fundit në “extremis” kishte ardhur vetëm për të marrë një barazim, si në derbin e dy viteve më parë ndaj Inter me barazimin 2-2, të firmosur nga Zapata në minutën e 97-të.

Milan kishte 12 vite që nuk fitonte në kohën shtesë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në kampionatin italian.

Related posts

ZBULON IDENË E POSEDIMIT TË TOPIT/ De Jong: Plani i Setienit është i njëjtë me…

Delo.autor

KUALIFIKIM PAS 18 VITESH/ Ja 3 “viktimat” e Teutës në Europa League

Delo.autor

Hernan Crespo: Ja arsyet përse Messi e meriton ta fitojë Botërorin Rusi 2018!

Sadik.Autor

Leave a Comment