Futboll Sport

SKANDALI NË RUSI/ I ati e akuzoi për DOPING, i biri i provon të kundërtën

Futbollisti rus Denis Cheryshev ka fituar një nga betejat më të rëndësishme të jetës së tij. Anësori 27-vjeçar u gjet totalisht pa shkelje në lidhje me pretendimet e të atit Dimitrit që deklaroi pak ditë më parë se i biri kishte marrë hormone për rritjen e muskujve përpara fillimit të kampionatit botëror.

Por në një vendim të ardhur në adresë të lojtarit nga Agjensia Botërore e Anti-dopingut zyrtarizohet se Cheryshev nuk ka konsumuar substanca të ndaluara.

Ngjarja në fjalë shkaktoi një furtunë të madhe në Perëndim, të cilët kërkonin pezullimin e mesfushorit nga futbolli. Pak ditë më parë, Federata Ruse e Futbollit pretendoi se kishte dhënë lojtarit një substancë për të përshpejtuar kohën e rikuperimit të dëmtimit pas përfundimit të sezonit 2017/2018. Substanca në fjalë nuk bënte pjesë në listën e lëndëve të ndaluara.

Cheryshev shkëlqeu në Botëror duke shënuar 4 gola me Rusinë dhe arriti në çerekfinale.

Related posts

MUNGESA E SHAQIRIT NË BEOGRAD/ Prestigjozia “Daily Mail”: Fituan idiotët!

Isa.Autor

Inter barazon në frymën e fundit, Roma humbet shansin për të kapur ‘Championsin’

Q.Autor

Mourinho bën për ujë të ftohtë lojtarët

Sadik.Autor

Leave a Comment