Futboll Seria A Sport

“DIVORCI” I TRAJNERIT ME JUVENTUS/ Ja arsyet që çuan Allegrin drejt ndarjes

* Mungesa e rinovimit të kontratës. Pas pesë viteve dominim në Itali, Masimiliano Alegri ka pretenduar një rol “all Sër Aleks Ferguson” te Juventusi, por që Anjeli dhe sidomos Nedved nuk kanë qenë të gatshëm t’ia ofronin.

* Rritja e pagës bashkuar me rinovimin është dukur e ekzagjeruar. Alegri ka pretenduar një rritje të ndjeshme nga 7.5 milionë eurot aktuale, në të paktën 10 milionë euro, plus bonuse, ndonëse është përfolur se kërkesa e tij ka arritur edhe në 12 milionë, si kolegët e mëdhenj në Europë, të tipit Guardiola, Klop etj.

* Merkatoja ka qenë një tjetër temë e nxehtë. Trajneri i Juventusit kërkoi një ulje të moshës mesatare, por ka dashur edhe pushtet të plotë në kryerjen e saj, plus afrimin me çdo kusht të një fantazisti të tipit Modriç e Isko.

* Kritikat e marra pas humbjes në ndeshjen e vajtjes kundër Atletikos dhe mosdalja në mbrojtje nga ana e drejtuesve të klubit, ka bërë që Alegri të ndihet i tradhtuar nga drejtuesit e tij.

* Fiksimi i fitimit të Champions-it nga ana e drejtuesve ka qenë gjithashtu një pikë e nxehtë përplasjeje, pasi vetë Alegri nënvizoi se edhe blerja e një jashtëtokësori si Ronaldo nuk mjaftonte.

Related posts

ZV. PRESIDENTI I JUVENTUSIT/ Pavel Nedved konfirmon: Do të “PREHEM NË PAQE” vetëm kur “Zonja e Vjetër të…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Koeman: Kjo Barcelonë nuk më përshtatet

Delo.autor

Juventus merr lajmin e keq para duelit kundër Ajaxit në Champions, nuk luan…

Delo.autor

Leave a Comment