Futboll La Liga Sport

SOT DËSHIRON TA MPOSHTË/ Ja kur Courtois derdhi LOT për fitoren ndaj Realit (VIDEO)

Thibaut Courtois do të luaj derbin e parë madrilen në krahun tjetër pasi thuhet që Julen Lopetegui ka zgjedhur atë si titullar në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij Atletico Madrid. Ai ka luajtur nëntë derbi nën drejtimin në Diego Simeone, duke përjetuar momentin e tij më të keq dhe atë më të mirë.

Sigurisht që një prej tyre ishte finalja e Champions League në Lisbonë dhe tjetra ka qenë kur belgu, vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën e Mbretit në 2013-ën, në ndeshjen e fundit të epokës Jose Mourinho.

Ajo ndeshje është mbyllur 2-1 me gola të Diego Costa dhe Joao Miranda. Pas atij takimi, ai la një imazh të paharrueshëm, duke përshkuar me vrap fushën e “Bernabeut” për të festuar më tifozët e Atletico-s.

Ai u gjunjëzua dhe shpërtheu në lot duke marrë trofeun e tij të parë me Atletico-n, me triumfin në La Liga që erdhi vitin pasues, dhe u ngrit nga Adrian dhe trajneri Carlos Manendez.

Tani ai duhet ta lërë pas atë moment pasi të shtunën do të kthehet në të njëjtin stadium, por me fanellën e ekipit tjetër.

 

Related posts

“VDIQA PËR 5 MINUTA”/ Eriksen: Nuk e prisja që njerëzit të më dërgonin kaq shumë lule

Delo.autor

NUK PO GJEN HAPËSIRA TE ROMA/ Kumbulla kërkohet me ngulm nga skuadra e Serisë A

Delo.autor

Edhe Azdren Llullaku transferohet në Itali

Q.Autor

Leave a Comment