Futboll Premier League Sport

Souness sulmon mesfushorin POGBA: Luan për vete dhe shikon sa i bukur…

Opinionisti i Sky Sports në Britaninë e Madhe Graeme Souness i është rikthyer kritikave për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Drejt Pogba-së ka pasur shumë kritika gjatë 12 muajve të fundit, por Souness është kritiku më i fortë. Souness ka shprehur në mënyrë të përsëritur zhgënjimin e tij ndaj mospërputhjes disiplinore të Pogba-së, sidomos pasi e ka parë atë gjatë Botërorit të kësaj vere.

Tani, pas një starti të varfër të sezonit, Souness thotë se Pogba me egoizmin e tepruar që e karakterizon nuk duhet që të jetë në formacionin e Manchester United. “Paul Pogba luan vetëm për vete, shikon veten se sa bukur duket, iu tregon të tjerëve sa i qartë është”, tha Souness për “Sunday Times”.

“Mendoj se Pogba është lojtari i vetëm në skuadër që mund të ruajë vlerën e transferimit deri në momentin që United do të vendosë që ta shesë atë, sepse ai nuk e meriton vendin e tij në skuadër për një tjetër sezon. Ndoshta tani po shohim një lojtar që Ferguson nuk do ta pëlqente që në ndeshjen e parë? Patjetër…”.

Related posts

SFIDA SURPRIZË NË VERË/ UFC ka një plan sekret për McGregor

Delo.autor

“SIKUR TË KISHIM…”/ Setien: Messi ka nevojë të pushojë, por Barcelona s’e përballon dot mungesën e tij

Delo.autor

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

Leave a Comment