Futboll La Liga Sport

SPEKTAKOLARE/ Suarez dhe Dembele shpëtojnë Barcelonën në 3 minuta (VIDEO)

Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Real Sociedad në transfertë dhe është shkëputur tri pikë nga Real Madrid në renditje, por këta të fundit do të luajnë mbrëmjen e sotme në fushën e Bilbao-s.

Nuk ka qenë aspak e lehtë për miqtë, të cilët kanë pësuar gol në minutën e 12-të të takimit, me Elusondo që ka kaluar në avantazh vendasit.

Reagimi i katalanasve ka ardhur në pjesën e dytë, me lojtarët e Valverde që kanë përmbysur gjithçka në harkun e tri minutave. Suarez ka barazuar në minutën e 63-të, teksa Dembele ka realizuar golin e dytë në të 66-ën.

Kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për Sociedad, që mban vendin e 10-të në renditje me 4 pikë pas 4 javëve të para.

 

Related posts

LIVE/ Kosta Rika dhe Serbia e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Sadik.Autor

Harry Kane “gradohet” kapiten i Anglisë, trajneri Southgate shpjegon këtë zgjedhje

Sadik.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Anglia përmbysë Kroacinë, shënon I PËRHERSHMI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment