Futboll Sport

NUK “I DO” TRAJNERI/ Basha dhe Mavraj nuk luajnë, skuadra greke futet në krizë

Arisi i dyshes Basha-Mavraj është futur në një krizë të thellë rezultatesh.

Verdhezinjtë janë mposhtur me rezultatin 0-1 ndaj Olimpiakosit në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të kampionatit grek. Golin për miqtë e shënoi Hasan në minutën e 67-të.

Si Migjen Basha, ashtu edhe Mërgim Mavraj, nuk janë preferuar nga trajneri në këtë përballje.

Për skuadrën nga Selaniku kjo ishte humbja e 4-t radhazi në kampionat, duke iu larguar gjithnjë e më shumë zonës që të çon në Europë.

Sfidën e radhës Aris do e luajë në transfertë ndaj Smyrnis të vendit të fundit.

Related posts

E PAPRITUR/ CHELSEA i ofron REALIT një tjetër yll, madrilenët në garë me kohën

Isa.Autor

AKUZA TË RËNDA PËR ZANILOLO/ Ish-e dashura e yllit: Djali që do të lind është i tij, ai më braktisi

Delo.autor

KA RILINDUR/ Gasperini bëhet pishman, Etrit BERISHA shans për formacionin

Isa.Autor

Leave a Comment