Bundesliga Futboll Sport

Strategjita fituese e Bayern/ Shpenzon pak por fiton gjithnjë Bundesligën

Fiton, dominon madje në fund arrin edhe të kursejë. Ky është ekipi i Bayern Mynih, që në Bundesligë arrin të triumfojë kudo ku luan. Sezonin e kaluar, skuadra bavareze arriti të fitojë kampionatin me 21 pikë avantazh ndaj vendit të dytë, Schalke 04. E frikshme!!! Vjet Bayern e nisi jo mirë kampionatin, madje u shkarkua edhe trajneri Carlo Ancelotti, por këtë vit gjërat janë ndryshe. Dy fitore në dy javët e para të kampionatit, 3 gola për ndeshje dhe vetëm Wolfsburg arrin ta ndjekë… për momentin. Praktikisht, Bayern është i pari, më i miri në çdo drejtim.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, që këtë verë dukej se do të linte skuadrën, duket se ka gjetur stimujt e duhur për të qëndruar dhe në 4 ndeshje zyrtare ka realizuar 6 gola. Po ashtu edhe Muller, dy gola në dy ndeshje në kampionat, gjë që vjet e realizoi vetëm në javën e 17-të. Pra, këtë vit Bayern duket se do të thyejë të gjitha rekordet e tij edhe pse në merkaton e verës nuk bëri ndonjë blerje me bujë.

Madje në merkaton e verës së këtij viti, skuadra kampione e Gjermanisë nuk shpenzoi asnjë euro, ndërkohë që erdhi me parametrin zero Goretzka dhe u rikthyen nga huazimi Gnabry e Sanchez. Ndërkohë që arkëtoi 88.5 milionë euro nga shitjet e Vidal, Bernat, Douglas Costa dhe Rudy. Presidenti Hoeness ka deklaruar kohët e fundit se ideja e tij është që skuadra të kursejë dhe të shpenzojë më shumë në të ardhmen, në rast se do të ketë nevojë.

Në fund të këtij sezoni që sapo ka nisur Bayern do të jetë i detyruar të shpenzojë, pasi skadojnë kontratat e Robben e Ribery, ndërkohë që në janar vjen 17-vjeçari kanadez Davies, që u ble 19 milionë euro. Mediat gjermane parashikojnë një blerje të madhe në sulm, për të bërë një ekip që të mos dominojë vetëm në Bundesligë por edhe në Europë. Në Gjermani të gjithë dridhen para Bayern, që e nis ndeshje si favorit dhe nuk zhgënjen, tashmë radhën e ka sërish Europa.

Related posts

“RRACIZMI ËSHTË NJË INJORANCË”/ Rrëfehet Mesfushori Pjanic: Më pëlqen mënyra sesi luaj, mosha nuk…

Delo.autor

Ronaldo drejt Juventusit/ Presidenti Perez merr vendimin PËRFUNDIMTAR

Isa.Autor

Nuk ka fitues mes Southampton dhe Tottenham, Kane vazhdon të shënojë

Q.Autor

Leave a Comment