Futboll Sport

SUPERLIGA/ Flamurtari-Skënderbeu: Sfida vitrinë për kreun e renditjes (DETAJE)

Flamurtari-Skënderbeu, një duel klasik dhe i një antagonizmi të veçantë në dekadën e fundit, që githomonë ka ofruar emocione të forta. Java e katër e Kategorisë Superiore mbyllet pikërisht me këtë sfidë të “zjarrtë”, që do të përcaktojë se cila skuadër do të jetë kryesuese e vetme e kampionati, apo të dyja bashkë do të bashkëkryesojnë me pikë të barabarta. Pa u luajtur kjo ndeshje, janë katër skuadra me nga 7 pikë, Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari dhe Partizani dhe pas këtij 90-minutëshi kreu është i destinuar të ndryshojë.

Ilir Daja kundër ish-skuadrës, së tij, apo Orges Shehi përballë ish-mësuesit të tij (Ilir Dajës). Në Vlorë do të luhet një ndeshje e madhe me shumë minisfida brenda, me spektaklin të garantuar për vetë fizionominë e lojës që aplikojnë të dy ekipet. Skënderbeu është kampion në fuqi, luan ndoshta futbollin më të bukur ndër ekipet elitare shqiptare, ndërsa Flamurtari, përtej luhatjeve të mëdha në sezonet e fundit mbetet skuadra anti-Skënderbeu. Stadiumin i Vlorës ka qenë për shumë vite me radhë një makth për korçarët, por pathyeshmëria në shtëpi e kuqezinjve është lëkundur nga viti 2015. 5 fitore në transfertë për bardhekuqtë brenda 3 viteve, një në Kupë dhe 4 të tjera në Superiore.

Skënderbeu ndoshta nuk ka potencën e sezonit të kaluar, pasi janë larguar shumë “pesha të rënda”, por qasja në fushën e blertë është në vazhdimësi të autoritetit që ka vendosur kjo skuadër në futbollin shqiptar në 8 vitet e fundit.

Në Vlorë besojnë te puna e Ilir Dajës, një mjeshtër në ndërtimin e një skuadre me karakter, për të synuar gjithmonë maksimumin në Superiore.

Në orën 19:45, në stadiumin “Flamurtari”, pritet të zhvillohet një nga ndeshjet me të bukura të sezonit, një sfidë vitrinë e Superiores, ku emocionet dhe spektakli do të jenë të garantuar.

Related posts

PADITET NË GJYKATË SHEFKI KUQI/ Akuzoi FSHF se i kërkoi para për të veshur fanellën e Kombëtares

F.autor

Kuzhinieri zbulon dietën e Ronaldos për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ 85 milionëshi dëshiron të luajë tek Juventusi me CR7

Delo.autor

Leave a Comment