Futboll La Liga Sport

Griezmann I IRRITUAR/ S’kam asgjë më pak se MESSI e RONALDO, dua që një ditë…

Antoine Griezmann nuk ndihet inferior ndaj askujt. Në një intervistë, futbollisti francez foli për jetën e tij, sukseset e arritura dhe objektivat e ardhshme. Por, më kryesorja për të, është ceremonia e Topit të Artë, trofeu më i rëndësishëm për një lojtar, e cila zhvillohet në dhjetor.

“Po kaloj një nga momentet më të mira në jetë, qoftë nga ana personale apo ajo profesionale, në klub dhe në kombëtare. Nuk ndihem më i dobët as se Messi e Ronaldo, mund të them me krenari se jam mes më të mirëve në botë. Shpresoj shumë ta fitoj Topin e Artë, do të jap gjithçka tre muajt e mbetur për këtë vit.”

Sezoni 2017-2018 ishte fantastik për sulmuesin e Atleticos së Madridit, i cili fitoi Europa League, Superkupën e Evropës dhe mbi të gjitha, Kupën e Botës me Francën. Por, gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që ai të nominohej për çmimin e Lojtarit më të Mirë nga UEFA, çka la një shije të hidhur tek 27-vjeçari.

“Tani nuk mund të bëhet më asgjë, ajo për të cilën më vjen më shumë keq është se asnjë kampion bote nuk u nominua. Lojtarë si Mbappé, Varane apo Kanté kanë luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Gjithsesi, duhet të shohim përpara.”

Nëse viti i kaluar ishte i shkëlqyer, sezoni i ri nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Griezmann dhe Atleticon e Madridit. Pavarësisht fitores në Superkupën e Evropës, “Los Colchoneros” kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në katër javët e para, 7 më pak se Barcelona e vendit të parë e 5 pikë më pak se rivalët e përjetshëm të Realit.

Related posts

DALIN PËRGJIGJET E TESTIT TË DYTË/ Futbollisti kryeqytetas i shënon “gol” COVID-19 (FOTO)

Delo.autor

AS SERGIO RAMOS E AS VAN DIJK/ Carles Puyol rrëfen: Mbrojtësi më i mirë në botë është…

Delo.autor

ËSHTË NË GARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Real Madrid po bën lëvizjen e fundit për Pogba, ja shifra “FARAONIKE”

Delo.autor

Leave a Comment