Futboll La Liga Sport

SUPERSFIDA/ Transferta në “Anoeta”: Valverde konfirmon rrotacionin tek BARÇA

Ernesto Valverde do të bëjë rrotacion në formacionin e të tijve në “Anoeta”. Trajneri katalanas e konfirmoi këtë në një konferencë shtypi, pas trajnimit të fundit, para sfidës Real Sociedad-Barça. Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve e detyrojnë trajnerin të bëjë ndryshime në lidhje me 11-shen teorike.

“Sigurisht, kam parasysh pushimin për shkak të angazhimeve të kombëtareve, kur them se do të bëjmë rrotacion. Ndryshe i bie që të kemi një lojë në tri ditë, sepse ka lojtarë që vijnë nga larg dhe disa kanë luajtur dy ndeshje me kombëtaret e tyre. Nuk mund ta evitoj rrotacionin, natyrisht”, – pohoi “Txingurri”.

Në këtë aspekt, gjithashtu, Valverde komentoi faktin se ndërkombëtarët e tij të deridjeshëm, si Jordi Alba, Pique dhe Messi, janë stërvitur me klubin dhe jo gjë e ndihmon: “Këta lojtarë me peshë në ekipin tonë kanë pasur më shumë mundësi për të pushuar. Në këtë kuptim jemi më të mirë, nuk mund ta mohoj”.

Në mesin e këtyre emrave qëndron edhe Leo Messi, për të cilin trajneri i skuadrës katalanase shprehet: “Gjithmonë llogaris më të mirën e tij, aq më tepër kur është i freskët fizikisht. Nëse Leo është i freskët, i rikuperuar dhe me më shumë hapësirë ​​për të pushuar, atëherë padyshim kjo është më e mira për të gjithë”.

Ekzistojnë shumë faktorë, që Valverde merr parasysh kur paralajmëron rrotacion. Ai llogarit jo vetëm të kaluarën, si pushim, por edhe të ardhmen, shtatë ndeshjet që e presin Barcelonën në 23 ditët e ardhshme: “Është e qartë që ne duhet të kemi lojtarë të gatshëm jo vetëm për një ndeshje, por shumë më tepër, në disa ditë. Prandaj duhet të bëjmë rrotacion, për të shmangur lëndimet e lojtarëve dhe të jemi sa më të freskët”.

Trajneri e kupton se ka qenë historikisht një betejë e vështirë për Barcelonën, që të luajë në “Anoeta”, referuar edhe rezultateve të marra atje në vitet e fundit: “Ne duhet të kemi një fillim të mirë, sepse e dimë se si ekipet rivale na presin, sidomos kur luajnë në fushën e tyre. Ne e dimë se si karikohen kur luajnë ndaj Barcelonës, e njohim nivelin e presionit që na vënë. Real Sociedad dhe publiku vendës do të shtyjë më shumë, ndaj ka shumë rëndësi të tregohemi të përqendruar dhe të fortë”.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Luftë mes Barcelona-s dhe yllit të skuadrës, ja problemi i vetëm…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton: Kjo ishte gara më e keqe, gomat kushtëzuan gjithçka

Sadik.Autor

HUMB KONTROLLIN MBI MERCEDESIN E TIJ/ Hamilton përplaset fuqishëm me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment