Futboll Seria A Sport

KALOI TESTET MJEKSORE NË JANAR/ Juventusi bën Ramseyn britanikun më të paguar, ja shifra çmendur

Mesfushori i Arsenal Aaron Ramsey ka firmosur një para-kontratë për t’iu bashkuar Juventus-it këtë verë për një rrogë marramendëse 450,000 euro në javë.

28-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ka firmosur një kontratë katërvjeçare.

Ramsey ka kaluar testet mjekësore në janar, pasi zgjodhi Juventus si klubin e tij të ri.

Ai do të jetë britaniku më i paguar për sa i përket rrogës javore.

Kontrata e uellsianit me Arsenal skadon më 30 qershor dhe Topçinjtë nuk do të marrin asnjë kacidhe për transferimin e tij.

Related posts

VENDIMI I BUJSHËM I CR7/ Refuzon “Topin e Artë”, ja ku do të marrë pjesë Ronaldo sonte

Delo.autor

MERR FUND E ARDHMJA E AGUEROS/ Argjentinasi kryen vizitat mjekësore me skuadrën e re

Delo.autor

Mesfushori refuzon rinovimin me PSG, ëndërron kalimin te Barça…

Isa.Autor

Leave a Comment