Futboll Seria A Sport

SURPRIZA E SEZONIT/ Drejtori i Spalit: Vlejmë sa kartoni i Hysajt, si mund ta rivalizojmë Juven?

Spali është padyshim surpriza e këtij fillim edicioni në Itali. Ekipi i cili vjet shpëtoi nga rënia nga kategoria, pasi u rendit në vendin e 17-të në Seria A, këtë sezon gjendet në i dyti pas Juventusit, pas 4 javëve të para, me 9 pikë të grumbulluara, 3 fitore dhe vetëm një humbje.

Është drejtori sportiv i Spalit, Davide Vanjati, i cili në një prononcim për mediat, shprehet se do të ishte bukur të ishin ekipi anti-Juve, ndërsa e pranon se i gjithë ekipi, vlen sa mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj.

 

“Këto pikë që kemi marrë në fillim janë të rëndësishme, por nuk duhet të shohim se jemi në vendin e dytë, por të mendojmë se do na shërbejnë në fund për të shpëtuar nga rënia. Ne anti-Juve? (qesh) Do ishte bukur të ishim si Lestëri në Angli, por nuk mendoj se jemi si ata. Është një fabul që i bën italianët të ëndërrojnë, por nuk duhet të shkëputemi nga realja. Rritja jonë financiare ka një vlerë paksa më të lartë se klauzola e Elseid Hysajt. Sigurisht, paraja nuk mjaftojnë për të fituar në futboll, nuk janë gjithçka. Një skuadër që rivalizon Juventusin nuk mund të jetë nga province, megjithëse ka vend për përjashtime. Ne duhet të tregohemi të qartë dhe të jemi realistë, pavarësisht këtij fillim sezoni” – deklaroi drejtori Vanjati.

Related posts

“Vjedhje? Është turp të flitet për këtë, por kur jeni më i miri – iu pengon të gjithëve”

Sadik.Autor

EURO U-21/ Katër shqiptarë në fushë, Zvicra shtang Anglinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

I JEP FUND ECURISË NEGATIVE/ San Marino regjistron rezultatin historik në Nations League

Delo.autor

Leave a Comment