Futboll Premier League Sport

E TMERRSHME NË ANGLI/ Tifozi i Manchester Cityt goditet në kokë nga huligani i Lyonit (VIDEO)

Tifozët e Manchester Cityt dhe ata të Lyonit janë parë duke u përleshur dhe duke thyer gjësende në njëri-tjetrin para se të fillonte ndeshja e mbrëmshme, që përfundoi me fitore të Lyonit si mysafir ndaj Cityt me rezultatin 2-1.
Në një video të siguruar nga gazeta angleze, Th Sun, shihet se si një tifoz o Cityt goditet në kokë nga një huligan i Lyonit para se të fillonte ndeshja, transmeton Gazeta Express.

Tifozët filluan përleshjet një orë para ndeshjes, në nj dyqan të quajtur One Stop, vetëm 500 metra larg stadiumit Etihad.

Përleshje ndodhi te ky dyqan, duke u gjuajtur me objekte të ndryshme, derisa dritarja e lokalit u thye pasi tifozët francez e përdorën si vend për t’u mbrojtur.

Një fans që besohet të ketë qenë i Manchester Cityt, është goditur në kokë nga mbrapa nga një huligan i Lyonit.

Policia angleze ka njoftuar se është duke u punuar, pas videove që po qarkullojnë në internet. Ata thanë se janë duke punuar me dy klubet për t’i identifikuar shkaktarët e asaj rrëmuje para fillimit të ndeshjes.

Related posts

“I KEMI BËRË LLOGARITË PA…”/ Lala flet pa doreza: Ja pse u mposhtëm nga Lituania, Hysaj mund ta largonte topin, por…

Delo.autor

FORMULA 1/ Gara e Spanjës nis me një super aksident (VIDEO)

Sadik.Autor

“ISHIN TË GJITHË NË ANKTH”/ Zbulohet mesazhi i Eriksenit për shokët e skuadrës te Interi

Delo.autor

Leave a Comment