Futboll Sport

SURPRIZON ISH FUTBOLLISTI I MILANIT/ Lojtar, trajner dhe president në tre skuadra të ndryshme

Keisuke Honda është një djalë shumë i zënë me punë. Në moshën 32-vjeçare, pasi është larguar nga Milan për të shkuar te Pachuca/ Por duket se ka gjetur një skuadër të re tani, edhe pse do të ketë shumë të vështirë të gjejë kohën për të luajtur, sepse japonezi ka plot tri punë. Është lojtar, trajner dhe president. Asgjë e çuditshme, por të mos ishte për faktin se ai i mbulon këto pozicione në tri skuadra të ndryshme!

LOJTAR – Pas eksperiencës në Meksikë, Honda ka vendosur të vazhdojë në një kontinent tjetër. Ka luajtur në Azi, ka bërë emër në Europë, ka kaluar në Amerikë dhe tani i takon Oqeanisë. Japonezi, në fakt, është bindur nga Melbourne Victory që të mos i varë këpucët në gozhdë, siç ishte dhe plani i tij pas Kupës së Botës. Kampionati australian nuk ka filluar akoma, por ish-milanisti është një nga pesë të huajt e klubit.

TRAJNER – Por vetëm një punë nuk mund të mjaftojë. Kështu, menjëherë pas lajmit të nënshkrimit me Melbourne Victory, Honda ka bërë të ditur edhe se është bërë drejtor i përgjithshëm dhe trajner i kombëtares së Kamboxhias, detyrë për të cilën nuk do të marrë asnjë shpërblim, sepse kështu ka kërkuar vetë.

Siç ka bërë të ditur “The Guardian”, marrëveshja e arritur me federatën e vendit aziatik do ta lejojë japonezin ta drejtojë ekipin nëpërmjet video-konferencave me stafin, në mënyrë që të jetë i pranishëm fizikisht vetëm gjatë ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, pa qenë i detyruar të humbasë asnjë minutë nga ndeshjet e kampionatit australian.

PRESIDENT – Si është ajo shprehja? Nuk ka dy pa tre, që duket se funksionon edhe në Japoni, sepse Honda e ka kompletuar treshen me presidencën e një klubi. Skuadra është austriakja Sportverein Horn, e blerë nga japonezi në 2015-ën, kur ishte akoma një lojtar i Milan.

Dhe nëse sezonin e parë ka ardhur menjëherë ngjitja në një kategori më lart dhe tani synon kategorinë kryesore të futbollit austriak. Dhe ku dihet, nëse klubi do ta arrinte, ndoshta Honda do të bindej të realizonte një tris të bujshëm, por këtë herë me të njëjtën fanellë.

Related posts

E DHIMBSHME/ Gjendet i vdekur talenti italian i futbollit, dyshime për vetëvrasje

Isa.Autor

LEGJENDA KOLUMBIANE KËSHILLON RODRIGUEZ/ Valderrama: Jepi fund makthit te Real Madrid!

Delo.autor

Heynckes diskuton integrimin e Tolissos te Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment