Futboll Sport

“EPOKA E RE E ARGJENTINËS”/ Icardi dhe Dyaba pritet të luajnë së bashku nga minuta e parë

Mauro Icardi dhe Paulo Dybala pritet të fillojnë nga minuta e parë së bashku për Argjentinën në një miqësore kundër Kolumbisë.

Sulmuesi i Interit dhe ai i Juventusit, në ndeshjen e parë kishin probleme, njëri me lëndim e tjetri personale.

Trajneri Lionel Scaloni planifikon tetë ndryshime nga formacioni që e mundi Guatemalën.

Messi, mungon, po ashtu edhe Aguero e Higuain

Nuk do të luajë 4-3-3, por formacioni do të jetë 4-2-3-1 përballë Kolumbisë.

Icardi ka vetëm katër paraqitje për Argjentinën, njëra prej tyre në vitin 2013 dhe pjesa tjetër në vitin 2017, por që ishte lënë jashtë skuadrës në Kampionatin Botëror.

Dyshja e re e sulmit të Argjentinës

Ai ka luajtur vetëm dy herë nga minuta e parë kundër Uruguait dhe Venezuelës në shtator të vitit 2017, por nuk ka shënuar.  


Formacioni i mundshëm i Argjentinës: Armani; Bustos, Pezzella, Funes Mori, Acuna; Battaglia, Paredes; Meza, Dybala, Cervi; Icardi.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Ndeshja Qarabag-Arsenal, vendasit duan të shkruajnë historinë

Isa.Autor

46 GOLA NË 13 NDESHJE/ Askush si Bayern Munich i Flick në Champions

Delo.autor

De Gea te Reali, Mourinho vendos kushtin kryesor për realizimin e marrëveshjes

Q.Autor

Leave a Comment