Futboll Sport

TAVOS I SOSET DURIMI/ Tre humbje radhazi, Luftëtari kërkon për trajner të ri

Ka zhvilluar pesë takime nën drejtimin e Luftëtarit, por ende nuk e ka shijuar fitoren e parë. Vetëm një barazim 3-3 kundër Ventspils, ndërsa “damka e zezë” për trajnerin slloven nuk është humbja në Europa League, por tashmë për tifozët gjirokastritë janë tre zhgënjimet në tre javët e para të kampionatit.

Që do të thotë se trajneri që u afrua me shumë bujë në muajin qershor, tashmë rrezikon shkarkimin. Slloveni edhe pse ka eksperiencë ndërkombëtare, sërish duket se nuk është në nivelin e duhur për të drejtuar një skuadër të Superiores. Rezultatet flasin më shumë se gjithçka, ndërsa bluzinjtë nuk e kishin menduar aspak këtë nisje. Megjithatë, tekniku duket se ka edhe një shans të vetëm për të ecur përpara.

Pa llogarit ndeshjen për Kupën e Shqipërisë që do të luhet më 12 shtator mes Luftëtarit dhe Vorës që do të luhet në transfertë, takim vendimtar për të ardhmen e teknikut mësohet se do të jetë sfida kundër Tiranës në “Selman Stermasi”.

Ndeshja e javës së katërt të kampionatit do të përcaktojë të ardhmen e trajnerit 46-vjeç, i cili në të shkuarën e tij ka pasur vetëm eksperienca të shkurtra nën drejtimin e ekipeve që ka pasur. Te Acharnaikos në Greqi ai drejtoi që nga tetori i vitit 2016 dhe e la skuadrën në marsin e vitit 2017. Ndërkohë që te Zeljezniçar në Bosnje drejtoi vetëm për 2 muaj, po ashtu si në eksperiencën e tij te Krka në Slloveni.

Një trajner që nuk qëndron gjatë në pankinë, gjë që duket se po e tregon te Luftëtari. U emërua në qershor dhe ende nuk njeh një fitore në ndeshjet zyrtare. Që do të thotë se shkarkimi është shumë pranë, edhe pse në letra marrëveshja është e gjatë.

Mezani & Muça – Dy alternativa qarkullojnë për të marrë “timonin” e kësaj skuadre sipas së përditshmes “Panorama Sport”. Gentian Mezani dhe Shkëlqim Muça janë dy alternativat. Vlonjati bëri një kampionat mbresëlënës një vit më parë me Laçin dhe Muça ka përvojë në kampionatin tonë. Nuk dihet nëse janë kontaktuar nga drejtuesit, por zërat e parë tregojnë se janë favoritët për të pasuar sllovenin.

Related posts

DASMA E ELSEID HYSAJ/ Nga aeroporti tek ceremonia, Armando Sadiku ndan momentet e veçanta (FOTO)

Delo.autor

KATASTROFË HISTORIKE/ Liverpool kthehet 57 vite mbrapa. Aston Villa poshtëron keq Kampionët e Anglisë

Delo.autor

MOU APO ZIDANE? Në Francë të bindur, zbulojnë favoritin për stolin e PSG

F.autor

Leave a Comment