Futboll Seria A

Rinisja e Milanit / Ëndrra e madhe është Maurizio Sarri, por edhe portieri i Napolit

Që Maurizio Sarri pëlqehet nga Milan-i nuk është diçka e re, përkundrazi trajneri toskan ishte afër kuqezinjve edhe kur këta drejtoheshin nga Silvio Berlusconi, por sipas “Tuttosport” dyshja Fassone-Mirabelli ka nisur seriozisht të studiojë planin për t’i rrëmbyer teknikun Napoli-t.

Nuk do të ketë asnjë sforco, por do të pritet vetë vullneti i Sarri-t, duke e informuar se stoli i Milani-t vitin e ardhshëm do të presë vetëm atë. E ardhmja e Gattuso-s në fakt është ende e paqartë dhe ish-lojtari i Milan-it duhet të diskutojë një fazë kthimi të jashtëzakonshme si në kampionat ashtu edhe në kupa, (Europa League dhe Kupën e Italisë), në mënyrë që të shmgangë largimin e tij nga kuqezinjtë.

Një pikë në favor të Milanit, në rast përgjigje pozitive nga ana e trajnerit, është klauzola e famshme e lirimit prej 8 milionë eurosh në kontratën e Maurizio Sarrit me Napolin. Sigurisht, jo një shaka për një trajner, por gjithsesi një investim që në aspektin afatgjatë mund të shpërblejë më shumë se 240 milionë eurot e shpenzuara në merkaton e verës. Tjetër pikë në favor të Milanit është fakti që Sarri nuk ka vendosur ende çfarë të bëj në qershor e ndoshta së shpejti do të rinovojë me Napolin duke bërë që çdo shpresë apo spekulim të shuhet, por ndërkohë kuqezinjtë mund t’i ofrojnë 3-3.5 milionë euro pagë, ndërsa tek të kaltrit ai merr vetëm 1.75 plus bonus. Kurrë më parë se këtë sezon, Napoli nuk ka qenë totalisht në garë për titullin, dhe Sarri mund edhe të mendojë, në rast fitoreje, se ka dhënë maksimumin me këtë skuadër.

Ndaj mund të largohet për një sfidë të re, të largohet si fitues, si hero. Pra gjithçka do të të varet në muajt që vijnë. Ndërkohë Milan-i ka edhe një ide tjetër në mendje për ta lidhur me çështjen Sarri. Me situatën e Donnarummas të paqartë, Mirabelli po mendon t’i marrë Pepe Reina-n Napoli-t me kosto zero, në fund të sezonit. Spanjolli pëlqehet prej kohësh nga drejtori sportiv kalabrez. Do të ishte një armë më shumë për të bindur Sarri-n, që te Napoli ka bërë gjithçka për të mbajtur portierin spanjoll, perfekt për karakteristikat dhe lidert në stilin e tij të lojës. Milani i ri po lind në kuadër të sezonit të ardhshëm, të paktën në idetë dhe në mendjet e Fassone-s dhe Mirabelli-t.

Related posts

LIVE/ Eibar-Barcelona, De Blasis barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

20 mijë tifozë të Napolit festojnë si të çmendur, Hysaj pa gjumë (VIDEO)

Sadik.Autor

Lukaku i pakënaqur te Manchester United, shkak është Ibrahimoviç

Delo.autor

Leave a Comment