Bundesliga Futboll Sport

TË PANDALSHËM/ James dhe Lewandowski i japin fitoren Bayernit ndaj Schalkes

Bayern Munich nuk ndalet edhe ndaj Schalke 04. Kampionët në fuqi kanë fituar me rezultatin 2-0 në Veltins Arena të Gelsenkirchenit dhe tani janë katër fitore në katër ndeshjet e paratë sezonit të ri të Bundesliga-s.

Bavarezët e nisëm mirë që në fillim të takimit dhe zhbllokojnë rezultatin me golin e James Rodriguez në minutën e 8’. Ylli kolumbian shënon një gol të pazakontë me kokë nga goditja këndore. Minutat në vazhdim flisnin vetëm për të besuarit e Kovac, të cilët kanë gabuar shumë para portës së Schalke-s dhe pas pushimit rezultati mund të ishte 3 apo 4 me zero.

Në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi, Bayern mbeti në kontroll të ndeshjes dhe dyfishon rezultatin me golin e Robert Lewandowski-t nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64’. Në minutat e mbetura ndeshja nuk kishte më histori, Bayern nuk e uli ritmin dhe ruajti rrjetën të paprekur duke mos lejuar Schalke të rifutet në lojë. Me këtë ritëm, bavarezët nuk do të kenë rivalë as këtë sezon.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH ME BARCELONËN/ Nëntë gabimet që penalizuan Valverden

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Bayerni rikthehet i sezonit të shkuar, tjetër hap fals i Shalkes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment