Futboll La Liga Sport

“THE BEST”/ MODRIC flet për INTERIN: Ja vendimi i kroatit në fund të sezonit…

“Mendimet e mia gjithmonë kanë qenë të njëjta, kurrë nuk e kam parë veten larg nga Real Madridi”. Luka Modric, që u shpall mbrëmë nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit, i intervistuar nga mediat spanjolle është kthyer te zërat e merkatos së verës, që e shihnin atë të lidhur me një transferim të mundshëm tek Interi.

“Do të doja ta mbyllja karrierën time te Real Madridi, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, – nënvizoi mesfushori kroat. – Është një klub shumë i kërkuar, ju duhet të gjykoni ngadalë, vit pas viti, varësisht se si luani, se si është performanca juaj”.

Dy fjalë edhe për rinovimin e kontratës. “Nuk po flasim për këtë dhe, për fat të keq për mua, Florentino nuk është në të njëjtin aeroplan”, – tha me buzëqeshje Modric.

Related posts

PO LUAN TITULLAR/ Nacho: Dua të përfundoj karrierën tek klub më i madh në botë

Isa.Autor

Napoli ofertë zyrtare për Darmianin, por mbrojtësi kërkon pagë më të lartë

Q.Autor

E BUJSHME/ La Liga zbulon situatën dramatike te Barcelona, 7 herë më pak buxhet për paga se Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment