Bundesliga Futboll Sport

Ka dy futbollistë që nuk e lejojnë transferimin e Leon Bailey te Bayern

Bayern Munchen dorëzohet. Nuk mund të bëjë asgjë për ta sjellë Leon Bailey-n në “Allianz Arena”, edhe pse dëshira është e madhe këtë verë. Dh kjo për shkak të dy senatorëve të ekipit, Franck Ribery dhe Arjen Robben. Situata është e tillë: te bavarezët ka plot futbollistë, grupi është mjaft i psur dhe kjo bën që për mesfushorin me tipare sulmuese anësor të mos të ketë vend.

Talenti 20 vjeçar i Bayern Leverkusen ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Bundesliga prej kohësh te Bayern, por afrimi i Leon Goretzka dhe Serge Gnabry mbyll hapësirat. Vetëm pas sezonit 2018/19, kur dyshja Robbery të largohen nga Mynihu, Bayern do ta ketë si nevojë urgjente afrimin e një mesfushori krahu. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit do të hidhen në sulm për ta marrë xhamajkanin, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e holandezit.

Gazeta gjermane “Bild” shkroi se klubi bavarez kishte ofruar për 20 vjeçarin 60 milionë euro. Por klubi i Leverkusen preferon që xhevahirin e vet të mos t’ua shesë rivalëve, por ta dërgojë në Spanjë. Real Madridi ka shfaqur interes për Bailey-n, gjithsesi deri më tani asgjë konkrete nuk ka.

Në lojë është futur edhe menaxheri i njohur portugez Jose Mendes. Drejtuesit e Leverkusen-it kanë folur me të për shanset e transferimit në Spanjë. Por bavarezët kontaktet nuk i kanë humbur. Nëse marrin edhe konfirmimin e xhamajkanit, për ta do të ishte ideale që ai të qëndronte edhe për një vit te Leverkusen, e më pas të transferohej te Bayern Munchen. Dhe kjo sepse, 20 vjeçari do të rritej edhe më shumë profesionalisht.

Related posts

VIDEO/ Arda Turan rikthehet i ‘magjishëm’, shihni çfarë SUPERGOLI ka shënuar në Turqi

Q.Autor

VIDEO/ Atalanta ‘hesht’ San Siron, Cristante ndëshkon Milanin

Q.Autor

Dortmundit i mjafton Batshuayi, fitore shprese për Kolnin

Q.Autor

Leave a Comment